Teuta 'prek' titullin, i duhet dhe një fitore me Apoloninë të mërkurën për t’u shpallur Kampion

Teuta 'prek' titullin, i duhet dhe një fitore me Apoloninë të mërkurën për t’u shpallur Kampion

Festa e lojtarëve të Vllaznisë pas fitores me Partizanin në kryeqytet

Skuadra e Teutës është vetëm 90 minuta larg titullit Kampion të Shqipërisë pas barazimit pa gola në Laç dhe humbjes së Partizanit në kryeqytet me Vllazninë me shifrat 1-0. Durrsakët duhet të fitojnë javën tjetër në shtëpi ndaj Apolonisë e rënë tashmë nga kategoria dhe do të shpallen kampion. Gjithmonë në rast se Vllaznia nuk fiton me një gol më shumë se Teuta në ndeshjen e saj kundër Laçit. Kjo pasi dy skuadrat ndajnë vendin e parë me 63 pikë dhe Teuta udhëheq vetëm si pasojë e 1 goli më shumë, pasi ndeshjet direkte janë të ndara në barazim.

Java e parafundit e Supërligës Shqiptare përfundoi më këto rezultate. Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Partizanit në kryeqytet. Ndeshja Laçi-Teuta përfundoi me rezultatin 0-0, ndërsa Apolonia-Tirana 1-1. Sakaq Skënderbeu siguroi qëndrimin në Kategorinë Superiore, pasi fitoi 2-1 ndaj Kukësit.

Aktualisht kryesojnë Teuta dhe Vllaznia me pikë të barabarta 63, ndjek Partizani me 62 pikë dhe Laçi me 61 pikë.

M.Q./Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim