Arbjon Aliko në burg, Akuza:
Pjesë e grupit kriminal me Gaten

Arbjon Aliko në burg, Akuza:<br />Pjesë e grupit kriminal me Gaten
TIRANË - Arbjon Aliko 20-vjeçari nga Lazarati i arrestuar të shtunën si i dyshuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s dhe organizator i grupit të armatosur në këtë fshat, ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Alikos iu komunikua masa e lënë në fuqi e arrestit me burg dhënë në mungesë për akuzat që janë ngritur një vit më parë ndaj tij per sulm ndaj policise.

I riu nga Lazarati ishte i pranishëm në seancë. I veshur me një bluzë blu pas kafazit të hekurt në bankën e të akuzuarit, Arbjon Aliko pati një komunikim të gjatë me avokatin e tij. Neshat Fana i njohur dhe si avokati i ish-kryeministrit Berisha ka marrë në mbrojtje vëllezërit Arbjon e Alban Aliko të cilët akuzohen për kundërshtimin me armë të policisë për operacionet e 2014 dhe 2015 që policia ushtroi në Lazarat si dhe vrasjen e efektivit të RNEA-s Ibrahim Basha 6 ditë më parë po në Lazarat.

I pyetur nga gjykatësi Klodian Kururshi nëse Arbjon Aliko donte t’i përgjigjesh pyetjeve të prokurorit Përparim Kulluri, pas kafazit të hekurt Aliko refuzoi duke thënë se ai do të flas vetëm kur të nis gjykimi në themel.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona