Libri i famshëm komik “Archie” ka publikuar serinë e fundit për këtë sezon, i cili fatkeqësisht mbyllet me një fund tragjik. Adoleshenti kokë kuq imagjinar i librit komik mbetet i plagosur në një shkëmbim zjarri, ndërsa del para plumbit për të mbrojtur shokun e tij gay.

CEO i kompanisë Jon Goldwater, është plot optimizëm mbi përfundimin e serive dhe thotë se vdekja heroike e personazhit nuk është e trishtë, madje sipas tij është shumë frymëzuese, pasi mbrojtja e një miku është diçka që e shohim gjithnjë e më rallë. Pas kësaj serie të Archie-t dhe të pasojnë dhe dy botime të tjera ku do të tregohet jeta e tij me miqtë më të afërm bashkë me vazhdimësinë e përditshmërisë së tyre një vit pas vdekjes së tij.

Shumë nga fansat janë tronditur nga zhvillimi i ngjarjeve pasi nuk prisnin një fund të tillë, megjithatë drejtuesi i kompanisë shpjegon se ata kanë vite që e diskutojnë këtë variant të zhvillimit të ngjarjeve. Një përfaqësues i grupeve mbrojtëse ndaj komunitetit gay është shprehur i impresionuar nga kjo zgjedhje e kujdesshme e fundit të personazhit pasi sakrifikimi i tij ishte një metaforë e qartë e mbështetjes së gayve dhe kundërshtimit të atyre që nuk i kuptojnë dhe nuk i pranojnë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)