Shqiptarët largohen për një jetë më të mirë për në Gjermani. Kështu përgjigjen banorët e Elbasanit dhe ata të Shishtavecit në reportazhin e televizionit publik gjerman ARD se përse kërkojnë azil.
Televizioni ARD ka shoqëruar kthimin në shtëpi të një qytetari nga Elbasani të cilit i është refuzuar azili. Ai ka falënderuar Gjermaninë për trajtimin që i ka bërë, duke thënë se kjo ishte mundësia e vetme e tij.
Ai thotë se është larguar nga Shqipëria për një jetë të mirë. Kur gazetarët i thonë se ka një shtëpi të bukur dhe pse kërkon të ikë nga Shqipëria, ai shprehet se arsyeja kryesore është puna dhe mungesa e të ardhurave.
Televizioni gjerman ka shkuar deri në Shitavec të Kukësit për të parë se të interesuar janë banorët e kësaj zonë për azil në Gjermani. Menjëherë të rinjtë i thonë se nuk ka punë dhe mundësia e vetme është azili në Gjermani.
Një djalë i ri shprehet se pavarësisht thirrjeve të kancelares Merkel ai do të shkojë për azil në Gjermani.
Gazetari i tregon një familjeje shqiptare, videon e Ministrisë së Brendshme gjermane, përmes së cilës thuhet se të gjithë azilkërkuesit do të kthehen, por ata thonë se nuk e besojnë.
“Nuk e besojmë. Thuaji Merkelit që do të vijmë” thotë një i ri.
Sipas televizionit publik gjerman ARD, askush në Shqipëri nuk beson se azili do tu refuzohet, për shkak se deri tani nuk ka pasur kthimi masiv të shqiptarëve. Televizioni gjerman rendit disa nga arsyet pse shqiptarët largohen nga Shqipëria, siç janë mungesa e punës dhe të ardhurave si dhe varfëria që ka prekur kryesisht zonat e thella të vendit.
VIDEO/Reportazhi i televizionit publik gjerman ARD
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Reportazhi i televizionit publik gjerman ARDRedaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)