Ndërsa na ndajnë edhe 4 ditë nga Viti i Ri, pasditen e sotme është regjistruar një fluks i lartë makinash në të dyja anët e kufirit në Shqipëri-Kosovë.
Radhët e gjata të makinave janë në drejtim të Kosovës por edhe anasjelltas. Numri më i lartë i qytetarëve janë emigrantë kosovarë që po kthehen për festat e fundvitit nga shtete të ndryshme.
Policitë kufitare të Shqipërisë dhe të Kosovës po punojnë me nga 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar.
Pavarësisht situatës së COVID, emigrantët kanë zgjedhur të kthehen në atdhe për festa dhe gjatë këtyre ditëve të fundit ka pasur fluks të lartë.
-
Tani nuk i futem fare qe te analizoj nese bejne mire apo jo qe kthehen. Ama, nje gje eshte e qarte qe kthimin do ta kene te veshtire. Sikurse ndodhi ne vere ne kufirin me greqine. Mjafon te mos shohim me skena me rradhe njerzish ne kufi!
Përgjigju








Komente
Komento