Ardhja e Papës në Shqipëri
ja detajet e logos së vizitës

Ardhja e Papës në Shqipëri<br />ja detajet e logos së vizitës
Kjo është logoja që do të shoqërojë Papën më 21 shtator, gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Vatikani e paraqet me anë të një shkrimi edhe domethënien e detajeve të përzgjedhura për krijimin e kësaj logo.
 
Në qendër të saj është vënë një person duke ecur, me orientim nga Kryqi. Pranë këmbëve të tij ka gjurmë gjaku, që siç ndodh shpesh edhe në piktura, është simbol i sakrificës dhe vuajtjes.

Në rastin e Shqipërisë, kjo simbolizon vuajtjen e të gjithë martirëve të Kishës Katolike, si dhe të gjithë besimtarëve dhe mosbesimtarëve që kanë vuajtur gjatë regjimit komunist.
 
Njeriu i personifikuar ecën, me të dy krahët përpjetë duke mbajtur lart moton: “Së bashku me Zotin, drejt shpresës që nuk zhgënjen.” Mbi njeriun lartësohet Kryqi, i cili ka 3 shkallë të vogla, simbol i hapave që duhet të bëhen për të arritur atje.

logoja e vizites se papes
(Logoja  e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri)
 
Ndërsa mbi Kryq janë rrezet e diellit që përfaqësojnë shpresën. Një rëndësi e madhe i është dhënë fjalës ‘së bashku’ e cila përfaqëson bashkëpunimin me njerëz të tjerë që kanë qëllime të mira.

Ata kanë vënë në dukje edhe fjalët ‘nuk zhgënjen’, sepse Shqipëria ka dalë nga regjimi komunist, i cili e ka shtypur fenë. Zoti paraqitet në këtë rast si një shpresë që nuk zhgënjen kurrë. Në logo janë përzgjedhur jo pa qëllim edhe ngjyrat.
 
E zeza dhe e kuqja janë ngjyrat e flamurit shqiptar. Ndërsa rrezet e verdha dhe sfondi i përfaqësojnë flamurin e Vatikanit. Ngjyrat e flamujve janë vënë së bashku për të theksuar këtë vizitë si një shenjë uniteti.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?