Ardhja e Princ Vidit në një përkujtim dhe një shënim i Fan Nolit
Foto nga ardhja e Princ Vidit në Shqipëri
Dje u përkujtua ardhja e Princ Vidit në Shqipëri, më 7 mars 1914, i cili u përpoq për mëkëmbjen e vështirë të shtetit të ri shqiptar, përgjatë periudhës gjashtëmujore të historisë së Shqipërisë nën kurorën e një sovrani europian, mandatuar prej Fuqive të Mëdha.
Vilhelm Vidi lindi në Noi Vid të Gjermanisë më 26 mars 1876 dhe ishte djali i dytë i princit Adolf Maksimilian Karl Vid. U martua me Sofinë, princeshë e Shënburg-Valdenburgut. Në tetor 1913, Fuqitë e Mëdha i paraqitën Vidit propozimin për të marrë fronin shqiptar. Ai dha pëlqimin për këtë ofertë më 3 nëntor 1913.
Një delegacion shqiptar i kryesuar nga Esad Pashë Toptani shkoi në Gjermani për t’i ofruar atij fronin në emër të shqiptarëve. Më 7 mars 1914, Princ Vidi me oborrin e tij zbriti në Durrës. Ai nuk arriti të qëndronte gjatë në krye të fronit mbretëror shqiptar, për shkak të kryengritjes së shqiptarëve kundër tij si dhe fillimit të Luftës së Parë Botërore.
Më 3 shtator 1914, Princ Vidi u largua nga Shqipëria së bashku me familjen me anijen “Misurata”. Ai u angazhua si oficer i ushtrisë gjermane në këtë luftë. Pas përfundimit të luftës, së bashku me familjen e tij jetoi fillimisht në Tirol e më pas në Mynih.
Më 1925 u vendos në Rumani në pronat e princeshës Sofia. Lidhur me Princ Vidin, Fan Noli ka shkruar: “Princ Vidi mund të kritikohet vetëm pse s’qe në gjendje të bënte mrekullira”. V. Vid vdiq në Predeal të Rumanisë më 18 prill 1945.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46.2%
-
Jo
43.1%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 459
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha e la jashtë listave, Sula reagon pas bashkimit me Lapajn: Më hoqën se mbështes drejtësinë, Shqipëria bëhet me djem të rinj
13 Mars, 09:42
-
Bie interesi për euron! Rënia e valutave “tremb” qytetarët, kursime dhe kredi në lekë
12 Mars, 07:32
-
Bordi i Bankës Botërore miraton financimin shtesë prej 80 milionë USD për Shqipërinë! Modernizim digjital i sektorit publik, ja 3 fushat e investimit
11 Mars, 10:27
-
Rumani/ Calin Georgescu u ndalua të kandidojë për president, mbështetësit protesta të dhunshme në Bukuresht! Elon Musk: Të çmendur
10 Mars, 12:35
-
Komisioni i Çështjeve Europiane ‘pro’, në Shqipëri do hapet dega e Bankës Europiane të Investimeve! ‘Paketa e Maleve’ miratohet vetëm me votat e PS
10 Mars, 11:43
-
Kandidatit prorus Calin Georgescu i ndalohet garimi në zgjedhjet presidenciale në Rumani
9 Mars, 21:36
-
Parashikimi i motit/ E diela me diell, në mbrëmje shtohen vranësirat
9 Mars, 08:58
-
Linda Rama e ftuar në Samitin 'Forbes' në Abu Dhabi: Shqipëria ia ka dalë të ulet në tryezën e negociatave të BE, jemi vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Europë (FOTO)
8 Mars, 16:37
-
Durimi dhe rezistenca jonë tani mund të jenë vlerat që na duhen!
7 Mars, 21:01
-
Jorida Tabaku: Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, vetëm 2,47 euro për orë! Ja zgjidhja urgjente që propozon PD-ja (VIDEO)
6 Mars, 15:18
-
Rumania arreston 6 të dyshuar për planifikimin e një grusht shteti në bashkëpunim me Rusinë
6 Mars, 15:12
-
Plani i Rritjes shkon në Kuvend! Depozitohet marrëveshja me BE për reformat, 657 mln euro kredi, 265 mln euro grante (DOKUMENTI)
5 Mars, 22:58