Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, Ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit, Sipërmarrjes dhe Turizmit të Rumanisë.
Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet mes dy vendeve. Ministri Hoxha deklaroi se ekziston ende një potencial i konsiderueshëm, i pashfrytëzuar për rritjen e shkëmbimeve tregtare, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes bizneseve të dy vendeve.
“Identifikuam mundësi premtuese në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, shërbimeve digjitale, industrisë prodhuese dhe turizmit”, shkroi Hoxha në rrjetin social X pas takimit.
“Prioriteti tani është që këtë potencial ta shndërrojmë në rezultate konkrete, përmes një agjende të dedikuar biznesi për vitin 2027, angazhimit të drejtpërdrejtë B2B dhe partneriteteve që sjellin përfitime të prekshme për të dyja ekonomitë”, përfundoi Ministri i Jashtëm.
Më herët, Hoxha u takua edhe me Ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Dan Neculăescu, si dhe me Ministrin e Investimeve dhe Projekteve Evropiane, Alexandru-Mihai Ghigiu, me fokus mbështetjen teknike të Rumanisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.










Komente
Komento