Tirane- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe disa prej vartësve të tij sapo kanë mbërritur në Prokurorinë e Tiranës. Nuk dihet ende arsyeja pse ka shkuar Veliu në këtë institucion të drejtuar nga Elisabeta Imeraj.

Gazetari Arsen Rusta ka siguruar fotot e momentit ku Ardi Veliu dhe vartësit e tij po hynin në Prokurori. Nga momenti në moment pritet të zbardhë edhe arsyet e kësaj vizite.

Makina e Ardi Veliut në ambientet e Prokurorisë së Tiranës

Arta Marku e komandoi zonjën Imeraj në krye të Prokurorisë së Tiranës, pas vakancës së krijuar nga shkarkimi i kryeprokurorit Dritan Rreshka, që më herët ka qenë gjithashtu një nga ekspertët e Reformës në Drejtësi.

vijon