Ardi Veliu emërohet Drejtor i 
Përgjithshëm i Policisë Shtetit

Ardi Veliu emërohet Drejtor i <br />Përgjithshëm i Policisë Shtetit<br>
TIRANE - Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka propozuar emrin e Ardi Veliajt për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili deri sot nga mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Tiranës.

Report Tv mëson se Rama ka firmosur propozimin e Xhafaj. Ardi Veliu pason në detyrën e kryepolicit Haki Çakon i cili u lirua një muaj më parë me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pas lirimit të Çakos, në krye të policisë u komandua Rebani Jaupi i cili mbajti këtë detyrë për rreth një muaj, ndërsa tashmë do rikthehet në detyrën që mbante më parë atë të zv/drejtorit të Policisë së Shtetit. Ai mbante postin e drejtorit të Policisë së Tiranës që prej datës 28.04.2017.

Ardi Veliu mori pikët maksimale nga konkursi i organizuar nga Policia e Shtetit për marrjen e gradës "Drejtues Madhor" si dhe ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë ai Drejtor i Policisë. Ardi Veliu ishte ndër emrat më të lakuar për të zëvendësuar Haki Çakon. Prezantimi i Ardi Veliut pritet të bëhet nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ditën e martë. Ndërsa më pas do jetë vetë Veliu ai i cili do emërojë edhe drejtorin e ri të Policisë së Tiranës. 

KUSH ËSHTË ARDI VELIU:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Eshtë i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.

Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.

Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin e Manxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.

Eshtë diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor Fakulteti Juridik.

Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;

Ka përfunduar kursin 8–javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga ICITAP.

Është një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze. 

Karriera profesionale: 

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

 

 

 

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit te Policise (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016

Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017

Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

 

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari