Ardi Veliu firmos lëvizje në Policinë e Shtetit, Të GJITHË emrat e drejtuesve të rinj dhe të të larguarve

Ardi Veliu firmos lëvizje në Policinë e Shtetit,  Të GJITHË emrat e drejtuesve të rinj dhe të të larguarve

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë në disa qarqe të vendit. Report Tv ka mësuar emrat e drejtuesve të rinj dhe të të larguarve.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se një nga emrat e drejtuesve të larguar është ai i Mitat Tolës, drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore dhe në vend të tij është emëruar Edmond Targaj. Ky i fundit, më herët ka mbajtur detyrën e shefit të qarkullimit në Dibër, si dhe Shef i Sektorit të Forcave Operacionale Lëvizëse, Tiranë, e ndërsa Tola është emëruar shef sektori në Policinë Rrugore.

Ndërkohë, ndryshime ka pasur edhe në policinë e Durrësit, në krye të së cilës është emëruar Niko Palla, ish-shef komisariati në qytetin e Pogradecit. Lëvizje në radhët e policisë ka pasur edhe policinë e Lezhës. Burime bëjnë me dije se Erigert Mitri ka marrë drejtimin e kësaj policie, të cilën më herët këtë post e ka pasur Ferdinand Mara.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tola S: 28/09/2019 00:12

    Mitat Tola eshte nje kriminel.. nuk eshte polic i rrugores por polic rrugac. Ka duart e lyera me gjak me manipulimet qe ka bere ne aksidente rrugore.. ka marre thase me lek per te nxjerre kembesore me faj ne aksidente me pasoja te renda. Turo i madh qe e lan kaq gjate ne ate pozicion.

    Përgjigju
    • Niku: 28/09/2019 10:14

      Duket qe ky e paska hale ne sy Z. Tola, te dyte nuk gjen ne strukturat e policise per prefesonializem dhe ndershmeri. Si deket te aftet prishin pune ne kete qeveri.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital