Dy ditë pas ngjarjes që tronditi Durrësin, ku iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbledhur këtë të diel strukturat drejtuese dhe grupin hetimor të kësaj ngjarje.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, bën të ditur se Drejtori Ardi Veliu ka kërkuar informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve për zbardhjen e plotë të atentatit ndaj prokurorit Ndoja.

Puna për identifikimin e autorëve po vijon nga prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, në sinkron me Policinë e Shtetit.

Kjo vjen pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, pasditen e së premtes tek zona e quajtur “Mbikalimi i Shkozetit”, ku u plagos vetë prokuroi Ndoja, shoferi Andi Maloku dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”.

Report Tv ka mësuar se në bledhje janë diskutuar për provat e mbledhura deri më tani dhe për ato që janë gjetur në makinën e autorëve.