Plagosen në atentat prokurori i Durrësit dhe 'i forti i Sukthit'! Gjendet makina e padjegur e autorëve dhe 2 kallashnikovë

DURRES - I bëhet atentat prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, të vënë së fundi në qendër të akuzave politike, përmendur nga vetë kryeministri Edi Rama si prokurori që mbështet bandat kriminale dhe i bën presion nëpunësve të shtetit në favor të grabitjes së pronave nga krimi. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit. Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur, ngjarje e ndodhur këtë të premte rreth orës 16:30.

Pas breshërisë së tetë plumbave makina ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private, një 'Benz CLS' që dyshohet se ishin të njohur të të plagosurve. Më rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho, po marrin trajtim në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 48-vjeçari Landi Muharremi është me precedentë penalë, i dyshuar si i përfshirë në 2016-ën në rrahjen e një biznesmeni libanez i cili do të investonte përmes ndërtimit të një kompleksi në Gjirin e Lalzit, tokë mbi të cilën Muharremi pretendonte pronësinë.

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja është bërë një personazh i njohur në muajt e fundit, si i përfshirë në skandalin e pronave në Gjirin e Lalzit për lidhje kriminale, që u denoncua nga kryeministri Edi Rama, por opozita e mori në mbrojtje duke e cilësuar si presion të kreut të qeverisë ndaj drejtësisë. Kreu i qeverisë e futi Ndojën në grupin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që "e shfrytëzojnë pushtetin me moton "të kapim çfarë të kapim" (KÇK) "për të përfituar para të zezë, apo shpërblime të majme nga organizata kriminale" - "Drejtësia mbi ta mund të vonojë dhe pak, por nuk do të harrojë”, shprehej Rama në atë kohë.

Policia është vënë në kërkim të autorëve, për të cilët nuk shprehet nëse janë identifikuar apo jo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Pasdite iu bë atentat, prokurori merret në pyetje në spital nga Anton Martini


Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini ka marrë në pyetje rreth orës 21:30 kolegun e tij, Arjan Ndoja, që iu bë atentat pasditen e sotme. Ende nuk dihet se cfarë ka deklaruar, por gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut.

Ora 22:30
Dëshmitarë dhe persona me precedent/ Mbi 20 të shoqëruar për atentatin ndaj prokurorit

1572624224_ndoja1.jpg
Burime për Report Tv nga policia e Durrësit pohojnë se janë shoqëruar mbi 20 persona që mund të japin informacion të dobishëm në lidhje me hetimet për atentatin ndaj prokurorit në Durrës. Të shoqëruarit janë dëshmitarë që u ndodhën në vendin e ngjarjes, por edhe persona me precedent penal. Disa prej tyre janë liruar, ndërsa të tjerë vijojnë të merren në pyetje, por nuk ka asnjë akuzë të ngritur.

Ora 20:46
Me targa false, maska dhe automatikë brenda, gjendet makina e atentatorëve të prokurorit

1572623543_9fdb0b692e944713b467eb0453526afa.jpg

Në foto makina e prokurorit 

Dy orë pas atentatit, policia ka gjetur makinën e autorëve në Shkozet të Durrësit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Makina tip 'Benz' Evo ngjyrë gri me targa shqiptare false e vjedhur dy javë më parë në Tiranë është gjetur e padjegur në fshatin Shkafanë në zonën e Ishmit.

Gjithashtu brenda në makinë janë gjetur dy maska dhe dy automatikë AK47, që janë përdorur nga autorët kundër prokurorit dhe dy personave të tjerë, shoferit të tij dhe të fortit të Sukthit. Autorët që kryen atentatin kanë ikur me shpejtësi duke mos arritur që t'i vendosin flakën makinës për të humbur gjurmët, që tani janë në dorën e ekspertëve. 

Deri tani ende nuk janë identifikuar autorët apo ndonjë pistë konkrete, ndërsa janë shoqëruar disa persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes për të dhënë më shumë informacion që mund të cojë drejtësinë në gjurmët e atentatorëve.

Ora 20:27
Nëna e shoferit: Ma plagosën djalin për një rrogë 30 mijë lekë...Andi Maloku rrezikon të mbetet i paralizuar

Nena e Andi Malokut ne ambientet e spitalit te Traumes ne Tirane

Nëna e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoj që mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, shkoi në spitalin e Traumës ku djali i saj u transportua pas plumbave të marrë. Shqiptarja.com mëson se 30-vjeçari ka marrë një plumb që i ka prekur shtyllën kurrizore dhe tjetri në mushkëri. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, thonë burimeë nga bluzat e bardha, por ka rrezik që të mbetet i paralizuar.

Fillimisht, e ëma e Malokut nuk është lejuar të futet brenda, duke marrë parasysh që forca të shumta të policisë kishin rrethuar urgjencën tek Trauma. E irrituar është shprehur se djali i saj është  plagosur për një rrogë 30 mijë lekë të rinj si shofer. Pas shumë debateve, nëna e Malokut është lejuar të futet brenda.

Ndërkohë prokurori arjan Ndoji dhe Aleksandër Laho, që njihet si Landi Muharremi, gjithashtu të plagosur në atentat, po marrin trajtim në spitalin e Durrësit.

Ora 19:20
Atentati/ Policia blindon 'Traumën' dhe spitalin e Durrësit ku ndodhet prokurori (VIDEO)

Spitali i Durrësit dhe i Traumës në Tiranë janë blinduar nga forca të shumta policie pas atentatit në Shkozet. Në Durrës ndodhen Arjan Ndoja  i shtruar në spital dhe Landi Muharremi nga Sukthi, ndërkohë që në spitalin e Traumës në Tiranë ndodhet shoferi i prokurorit, pasi ka marrë dy plumba në gjoks. Report Tv sjell pamjet nga spitali i Durrësit dhe Traumës.

Policia te Spitali Ushtarak
Ora 18:42
Ekskluzive/ Shoferi i prokurorit i plagosur në atentat, ish-punonjës policie në Krujë

Andi Maloku, 30-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, rezulton të jetë ish-pononjës policie në Komisariatin e Krujës.

Maloku ka shërbyer si shofer i prokurorit Arjan Ndoja që nga koha kur ky i fundit është emëruar drejtues i prokurorisë së Durrësit nga ish-kryeprokurorja Ina Rama. Pas largimit të tij si drejtues i prokurorisë së Durrësit, Maloku ka vijuar të jetë shofer i prokurorit Ndoja. Më pas ai ka dhënë doreheqjen nga policia dhe ka vijuar punën me prokurorin Ndoja si shofer, raporton ekskluzivisht gazetari Elton Qyno.

Ora 18:29
Dinamika e atentatit dhe pistat! Autorët e ndoqën prokurorin dhe zbrazën kallashin (VIDEO)

Report Tv menjëherë pas atentatit ishte te mbikalimi i Shkozetit duke sjellë pamje nga vendi i ngjarjes. Po si ndodhi atentati në Durrës? Të dhënat e para janë kontradiktore, por mësohet se prokurori bashkë me dy miqtë e tij sapo ishin duke zbritur nga Shkozeti, ndërsa autorët kishin informacione të sakta për lëvizjen e tij duke i bërë pritë dhe qëlluar tetë herë me kallashnikov makinën e tij.

Por kush janë pistat e para ku po hetohet deri tani? Dyshimet kryesore janë se atentati është bërë për shkak të detyrës për shkak të dosjeve që ka gjykuar dhe lidhjeve kriminale për të cilat është denoncuar prokurori. Nga policia mësohet se po punohet për ndalimin e dy personave, që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. Ndërkohë që janë shoqëruar disa dëshmitarë për të dhënë më shumë detaje për ngjarjen.

Ora 18:16
Atentati te mbikalimi i Shkozetit, policia pengon punën e gazetarëve (VIDEO)

Policia e Shtetit në vend që vëmendjen maksimale ta kenë të autorët e atentati që janë larguar pa lënë gjurmë, pengojnë punën e gazetarëve. Efektivë të policisë së shtetit kanë larguar operatorët nga mbikalimi i Shkozetit që po transmetonin pamjet nga vendi ku ndodhi atentati në Durrës.

Ora 18:10
I 'forti' i Sukthit në makinën e prokurorit/ Gazetari Qyno: Landi Muharremi pjesë e grupit çam (VIDEO)

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno deklaroi në studion Report Tv se Landi Muharremi është pjesë e grupit çam në Shijak që vepron edhe në qytetin e Durrësit. Qyno theksoi se "Landi Muharremi ka lidhje e afërt me Muharrem Muharremin, i përfshirë në konfliktin për pronat te Gjiri i Lalzit, që humbi biznesmeni libanez. Vendimi është marrë nga Joana Qeleshi në gjykatën e Durrësit që dha dorëheqjen pak ditë më parë" tha ai.

Por si ka qenë dinamika e atentatit? "Ka qenë goditje paralele, makina e autorëve është afruar dhe ka qëlluar terë herë" tha Qyno. Por pikëpyetje lidhen edhe me përgjigjen me armë të personave që ndodheshin në makinë me Ndojën. "Mund të ketë qenë shofer nga reparti i RES policisë së shtetit që mbron sigurinë e prokurorëve, por kjo mbetet për t'u verifikuar.

Ndoja mund të ketë kërkuar siguri për mbrojtjen e tij dhe mund të ketë marrë një shofer nga RES, pra duhet verifikuar nëse është shofer personal apo efektiv i repartit" tha Elton Qyno.

Ora 17:59
PAMJET E RËNDA/ Menjëherë pas atentatit! Prokurori, shoferi dhe i forti i Sukthit nxirren të plagosur nga makina

Publikohen momentet e para pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, që ndodhej në makinë me shoferin Andi Maloku dhe personin me precedentë penalë, Aleksandër Laho, që njihet për të gjithë si Landi Muharremi nga Sukthi i përshirë në dhunimin e një biznesmeni libanez në vitin 2016. Menjëherë pasi është qëlluar me armë, makina me targë Aa33 ZD ka dalë nga rruga pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës. Tre persona mbetën të plagosur nga breshëria e plumbave, ku më rëndë është shoferi Andi Maloku i transportuar në spitalin e Traumës. Prokurori ka marrë dy plumba por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit së bashku me Landi Muharremin. Pas atentatit, siç shihet në këtë video të siguruar nga JOQ, të plagosurit nxirren nga makina nga persona të tjerë, të cilët i fusin në një tjetër automjet Mercedes Benz CLS, për t'i transportuar në spital. Nuk dihet nëse ata janë udhëtarë të rastësishëm apo të njohur të prokurorit dhe personave me të cilët ai shoqërohej.

Ora 17:52
Plumb në gjoks/ Shoferi i Prokurorit Arjan Ndoja sillet në gjendje kritike për jetën në Tiranë, FNSH blindon spitalin e Traumës



Ka mbërritur në spitalin e Traumës, Andi Maloku i cili ishte shoferi i Prokurorit Arjan Ndoja dhe që drejtonte  mjetin tip Mercedez Benz, që iu bë atentat ditën e sotme në Shkozet. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Andi maloku ka marrë disa plumba në trup dhe si pasojë e plagëve të marra ai është sjellë në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë spitali i Trumës është blinduar me forca ta shumta të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ora 17:46
Kupola e Krimeve të Rënda dhe policisë zbarkojnë në Durrës pas atentatit, Prela takon kolegun në spital (VIDEO)

Kupola drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit kanë shkuar në qytetin e Durrësit pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Drejtorja e Krimeve të Rënda Donika Prela ka shkuar në spitalin e Durrësit ku ka zhvilluar një takim të shkurtër me prokurorin Ndoja ku është interesuar mbi gjendjen e tij shëndetësore, pasi mori një plumb në kurriz nga atentati.

Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur Prela del nga ambientet e spitalit. Në Shkozet ishin edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu me drejtuesin e departamentit të policisë  kriminale Tonn Vocaj. Dosja po hetohet nga Krimet e Rënda për shkak të statusit të prokurorit. Dy prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Anton Martini kanë marrë në dorë hetimet, ndërsa do të udhëhiqen nga ky i fundit.

Donika Prela dhe Tonin Vocaj te spitali i Durrësit
Ora 17:45
Landi Muharremi me emër të ndryshuar

Një nga të plagosurit në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është Landi Muharremi. Por emri i tij nuk korrespondonte me ata që policia solli zyrtarisht për të plagosurit. Shqiptarja.com mëson se Landi Muharremi ka ndërruar emër, dhe se ai tashmë njihet si Aleksandër Laho. Muharremi është nga Sukthi i Durrësit, një person me precedentë të shumtë kriminalë, i njohur si i "forti i Shijakut". Më herët mësohet se ai ka përdorur edhe emrin Pëllumb Muharremi. Ai mbeti i plagosur në këtë atentat dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Durrësit. Ai njohet ndryshe me nofkën "Rumi".

Ora 17:23
Atenati/ Në timon ishte shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë

Makina e dale nga rruga pas te shtenave, dhe plumbat e dukshem ne xhamin e perparme

Policia e Durrësit ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja teksa udhëtonte me makinë në Mbikalimin e Shkozetit. Shqiptarja.com mëson se në timon ishte shoferi i prokurorit, Andi Maloku, i cili ka mbetur i plagosur, dhe ndodhet në gjendje të rëndë i transportuar në spitalin e Traumës.

Policia thotë se rrethj orës 16:30 në aksin rrugor Durrës-Tiranë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës me targë AA 333 ZD, makinë e regjistruar në emër të Fadil Callikut.

Policia thotë se për pasojë janë plagosur prokurori Arjan Ndoja 44 vjeç, shoferi i tij Andi Maloku, 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, 48 vjeç

Andi Maloku është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, - thotë policia e Durrësit, ndërsa dy të tjerët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën, mes të cilëve edhe prokurori.

"Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli", thuhet në njoftimin paraprak. Për zbardhjen e ngjarjes  është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Durrësit dhe Policia e qytetit bregdetar.

"Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112", thotë policia duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët policia nuk shprehet nëse janë identifikuar apo jo.

Ora 17:18
Atentati në Durrës, makina me të cilën udhëtonte Arjan Ndoja u bë 'shoshë' nga plumbat (FOTO)

Report Tv ka siguruar pamjet e makinës me të cilën po udhëtonte Arjan Ndoja prokuror në Durrës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ndaj Ndojas dhe dy personave të tjerë që ishin në makinë me të është qëlluar me breshëri automatiku me të paktën 8 plumba. Makina është goditur në xhamin para dhe anash dhe si pasojë ka dalë jashtë rruge. Ndërkohë plumbat kanë kapur prokurorin dhe personat e tjerë në brendësi të makinës. 

Ora 17:17
Zbulohet pronari i makinës ku po udhëtonte prokurori që iu bë atentat

1572624860_2ok.jpg
Makina tip “Benz” me targa AA 333 ZD ku po udhëtonte prokurori Ndoja është në pronësi të Fadil Çallikut.

Ora 17:16
E kapën dy plumba, prokurori Ndoja jashtë rrezikut për jetën


Report Tv mëson se prokurori Arjan Ndoja është qëlluar me dy plumba kallashnikovi, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ora 17:12
Makina e prokurorit u qëllua 8 herë me kallashnikov

Report Tv mëson se në drejtim të makinës së prokurorit Ndoja u qëllua 8 herë nga dy kallashnikovë. 

Ora 17:04
Sot iu bë atentat, Rama dhe Brace e akuzuan si prokurorin që mbështet bandat kriminale në Durrës

1570182446_ndojabrace.jpg

Prokurori ne seancen gjyqesore ndaj kreut te Kadastres Durres dhe zv.kryeministri Erjon Brace

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, të cilit ju bë sot atentat, është vënë në qendër të akuzave politike së fundi, pas dosjes që hapi kundër kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, për shpërdorim detyre, të cilin gjykata e la në masë arresti me burg, dhe më tej u lirua nga Gjykata e Apelit që rrëzoi kërkesën e organit të akuzës. Seancën gjyqësore e ndoqi në Durrës, zv.kryeministri Erjon Braçe, ku tha se lënia në burg e Pulës është e pabazuar në prova, dhe është një presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës për shkak se ai nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti Braçe, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë. 

Për herë të parë e përmendi në Kuvend Kryeministri Edi Rama, ku tha se një prokurorë në Durrës punon dhe mbështet organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit. Shefi i mazhorancës, pa bërë të ditur emrin, e cilësoi këtë kategori në sistemin e drejtësisë si 'KÇK', prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij e dinë se nuk dinë se nuk do ta kalojnë vettingun dhe po ecin me parimin (Kap çfarë të kapësh) deri kur të shkarkohemi. Për kryeministrin kjo është një organizatë kriminale me imunitet kushtetues që duhet të dalë para drejtësisë sa më parë me çdo kusht, pasi po bën kërdinë me vendime absurde duke mbrojtur botën kriminale.

Arjan Ndoj 10-fishoi pasurinë në 4 vite, 21 apartamente në Shëngjin

Arian Ndoja më 28 janar 2008 është emëruar prokuror në Durrës, pasi ishte liruar nga detyra e prokurorit nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Gjatë kohës që nuk ka qenë prokuror, Ndoja ka bërë avokatin, ku ka mbrojtur edhe Arian Selimin, akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Vitin që shkoi Ndoja u përfol si personi që qëndronte pas rrahjes së avokatit Ilia Ilia, çështje për të cilën u nis hetimi, por ndaj Arian Ndojës nuk u mor asnjë masë.

Sipas deklaratave të pasurisë të pasqyruara në Open Spendig Albania, rezulton se ai ka dhjetëfishuar pasurinë për katër vjet.  Gjatë vitit 2004,  Ndoja deklaron një pasuri prej 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë. Dhe pas katër viteve, pikërisht në vitin 2008 ai rezulton me një pasuri mbi 760 mijë euro.

Në vitin 2016, Arain Ndoja ka deklaruar se ka në pronësi, 21 apartamente që ndodhen në Shëngjin, 3 bodrume, pemëtore dhe një ndërtesë truall në Krujë, të cilin thotë se e ka fituar me vendim gjykate pasi pronari i kishte borxhe.

Ora 17:02
Pamjet e atentatit në Durrës ku u plagos prokurori Arjan Ndoja, po udhëtonte me dy persona me precedent penal

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku iu bë atentat Prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur së bashku me dy persona të tjerë që dyshohet se janë me precedent të mëparshme kriminale.  Ndaj makinë që po udhëtonte Arjan Ndoja janë qëlluar të paktën 8 plumba.

Ora 17:02
Kush është i 'forti' i Shijakut në makinën e prokurorit, përfshirja në dhunimin e biznesmenit libanez për kompleksin tek Gjiri i Lalzit

Landi Muharremi, 48-vjeçar, banues në Sukth të Durrësit, që ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja që sot ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës, është një emër i njohur për policinë. Në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij. Biznesmeni u dhunua nga tre persona, njëri prej të cilëve Skënder Kraja, Landi Muharremi dhe kushëriri i tij. Muharremi kishte pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike në zonën e Gjirit të Lalzit ku pritej që të investonte biznesmeni libanez me ndërtimin e një kompleksi, i cili pas dhunimit me shkop bejzbolli u largua nga Shqipëria. Për ngjarjen u arrestua Skënder Kraja ndërsa Muharremi u shpall në kërkim së bashku me kushëririn e tij, por përfshirja e tyre nuk u faktua zyrtarisht.

Biznesmeni Fadi Mitri, pak momente pasi u sulmua

'Omnix Albania', kompania e Mitrit do të investonte 450 milionë euro tek Gjiri i Lalzit. Sipas kompanisë Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit. Por pas dhunimit fizik qe iu be presidentit te Omnix Fadi Mitri, kompania u terhoq nga investimi ne Shqipëri. Ngjarja më pas u shndërrua dhe në debat politik, ku opozita akuzoi qeverinë se nuk arrin të sigurojë investitorët, kurse kryeministri Edi Rama u shpreh se çështja e pazgjidhur e pronave dhe vendimet e gjykatës në kohën e ish-kryeministrit Sali Berisha, janë dora kriminele që dhunoi biznesmenin e huaj.

Ora 16:51
Prokurori ishte në makinë me dy persona me precedent kur iu bë atentat (Emrat)


Report Tv mëson se prokurori Arjan Ndoj në momentin që është qëlluar në pritë ka qenë në makinë me dy persona të tjerë më precedent penal nga Shijaku. Njëri është Landi Muharremi nga Sukthi,  i njohur si "Rumi" në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit. Ndërkohë që edhe prokurori ndodhet i plagosur në spital.

Ora 16:51
Report Tv siguron pamjet/ Prokurori Arjan Ndoja dërgohet i plagosur në spital, policia 'blindon' zonën (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet nga spitali rajonal i Durrësit ku sapo ka mbërritur i plagosur prokurori Arjan Ndoja së bashku me dy persona të tjerë.

Pranë spitali shihen forca të shumta policie dhe ambulanca.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 02/11/2019 08:52

    Sa "të lezeçme" këto targat tre tresha,që mos të lodh sytë hasmi...

    Përgjigju
  • Ilo: 02/11/2019 08:02

    Ky medemek prokuror e ka vendin ne burg por ne mungese te drejtesise se njerzve mesa duket zoti e ka futur ne nje liste tjeter, shpresojme qe ne ate liste te fuse edhe te tjere gjyqtare, prokurore dhe politikane qe te pastroje halen shqiptare.

    Përgjigju
  • [email protected]: 01/11/2019 23:59

    Ka ndonje durrsak te na ndricoje.cilat banda po luftojne ne durres dhe per cfare arsye?

    Përgjigju
  • Drejtesi: 01/11/2019 21:24

    Si ka mundesi ky me 80.000 rroge mbaka shofer privat me rrroge 30.000... keshtu thote nena e tij.. gjysma e rroges per shofer... kjo makina per nje muaj tiran durres do 30.000 tjera ... prokurori ne darke ha mut???

    Përgjigju
    • Fredi: 02/11/2019 09:58

      Hahahahahahah

  • Bani: 01/11/2019 21:05

    Ky Rumi eshte ai qe i beri atentat Plarent Dervishi. Keshtu kuptohet qarte sé kush ja ka bere. Plarenti nuk ta fal.

    Përgjigju
    • Kuriozi: 01/11/2019 22:25

      Kush eshte rumi? Kaq I rrezikshem eshte ky? Njihet si I forte ne durres e shijak?

    • eri: 01/11/2019 22:20

      pse atentatin plarentit nuk ja beri poja ? apo ky rumi ndonje bashkpuntor i pojes eshte ?

    • Dora: 01/11/2019 22:05

      Po ai esht e dike sakt ti bani po nuk do jetoj ahum ai jo

    • Dora: 01/11/2019 22:04

      E po ai se ka vetem me lentin e ka me shum edhe ketej nga vlora qe ai vet e di ca ka ber.qe keshtu do ven ne p*dh te motrave shum shpejt ata qe ishin ne makin

    • Tano-karridi: 01/11/2019 21:45

      Sa espinoza keqe qe je me stil ja fute plarentit edhe nese se ka bo ai kush te lexo ty dhe ka mendjen e ktij rumit shko e ja zbraz karrikatorin atij.Normalisht tipa,si ti meritojne tgjithe karrikatorin por ne vrime te thybes aq te ligj jeni.

  • Hason Libanezi: 01/11/2019 20:47

    Nana tu...., pak e kane

    Përgjigju
    • Shijak shijak: 01/11/2019 23:54

      O robt juve qe shani e folni kur zdini gjo

  • USA: 01/11/2019 19:58

    Pse arguably qe u gropos Ilir Meta! Do kete gallata tani! Bravo USA

    Përgjigju
  • Ta ve lala sone: 01/11/2019 19:11

    Shikoni se çfar kriminelësh ka vën në drejtësi kryekrimineli malok salhe bajga. Po dhe Edi Rama është super bajg si lejon në drejtësi të punoj akoma ky kriminel ordiner fundërrin. A e kuptoni o popull se të dy krahët e politikës jan komplet të zhytur në MUT.

    Përgjigju
  • sola: 01/11/2019 18:29

    Hakmarrja libanezit s do i leje te qete

    Përgjigju
  • ed tironci: 01/11/2019 18:24

    cdun te kerkumit nga ligji ne makinen e prokurorit...shtet rrumpalle..berishizmi e ka shkatarru me keq se enverizmi ket ven.maloke hesapi.

    Përgjigju
  • Miri: 01/11/2019 18:20

    Ndoja jan pukjan , kot nuk thohet : a je I marre a je prej puket

    Përgjigju
  • Sula: 01/11/2019 18:09

    KY PROKURORI NDOJA DUHET TE ARRESTOHET MENJEHERE PER BASHKEPUNIM ME BANDAT,,SEPSE KA PASUR NE MAKINE DY PERSONA ME PRECEDENT PENAL,,DHE NGA MAKINA E KETIJ PROKURORI ESHTE QELLUAR ME ARME ,;NE DREJTIM TE ATENTATORVE,,KJO ESHTE NJE LUFTE BANDASH,,KY NUK ESHTE PROKUROR I SHTETIT,,,E GJTHE PROKURORIA DHE GJYKATA E DURRESIT DUHET TE SHKRIHET DHE CESHTJET TE KALOJNE NE GJYKATEN E TIRANES......deri kur te mbaroje vetingu...

    Përgjigju
  • eri: 01/11/2019 18:05

    kujt bande i sherbente ky pojes lentit apo kujt ?

    Përgjigju
    • eri: 02/11/2019 10:30

      o beni a ka lidhje poja me atentatin e plarentit apo jo ?

    • Beni: 02/11/2019 00:19

      Poja eshte me i fuqishmi.e ka bazen ne shkozet,i ka vu gjobe shullazi para ca kohesh.nga 2015 grupi pojes ka vra nja 5-6 veta ata te sukthit 2017 tek torra ne 2015 kane qene vlonjat ata i ka zhduk si grup

    • Beni: 01/11/2019 23:04

      Me i forti eshte luli se ngre 130 kg pastaj vje lenti me 128 kg dhe poja me 100 kg.ca diskutohet ktu,hajde komentues hajde

    • Kobra: 01/11/2019 22:28

      Poja eshte me I fuqishmi ne durres? Me i fuqishem se lenti apo jo

    • Beni: 01/11/2019 20:43

      Poja eshte xhevdet troplini

    • Gazeta: 01/11/2019 19:22

      Kush eshte poja? Cfare bande eshte.

  • Faik: 01/11/2019 18:03

    Përse Nuk ARRESTOHET Prokurori KRRIMINEL që SHOQËROHET me BANDA KRIMINALE dhe KRRIMINELË ??? Ç'FARË pret ZONJA E NDERUAR ARTA MARKU ??? Si ka mundêsi që Një PROKUROR të rrijë dhe të UDHËTOJË me KRRIMINELË , HAJDUTË , BANDITË , KUSARË dhe HORRA ??????????? !!!!!!!!!!! A KA SHTET ????????!!!!!!! KU është PROKURORIA ???????????!@!! Edi Rama paska patur 100% të Drejtë kur thoshte Një Prokuror KRRIMINEL bashkëpunon me BANDAT KRRIMINALE dhe MAFJEN ! Nuk e besova në fillim , por tashti doli e Vërteta , ashtu siç e kishte thënë Edi Rama !! PROKURORI KRRIMINEL duhet të ARRESTOHET , sepse ka qenë në MAKINË me BANDAT KRIMINALE dhe MAFJOZË të RRËZIKSHËM !!!!! ZGJOHU e DASHUR KRYEPROKURORE ARTA MARKU !!! VËRI PRANGAT KRYEBSNDITIT me DIPLLOMË PLEPASH , që më mirë të kishte VDEKUR FËLLIQËSIRA E URRYER

    Përgjigju
  • Cubi: 01/11/2019 17:57

    Kush eshte i till format keshtu e pesoft se form tjeter nuk ka qe keta te shkojn per lesh.

    Përgjigju
  • Pyka: 01/11/2019 17:51

    Ç'po ndodh kështu...këto janë ngjarje,që të bëjnë të kuptosh se:1-KÇKët në 30 vjet janë politiqënërit shqiptar.2-Urgjentisht të merren masa për KÇKnë e prokuroreve dhe gjyqtarëve.3-Kjo ngjarje është fillimi.4-Po mirë një pyetje kam:ka akoma njërëz që punojnë dhe pranojnë rrogen e shtetit aty?5-Ky është problemi i vërtet i institucioneve të shtetit.6-shteti ka rënë në duart e mafies politike.7-te shpresojmë nga ShBAtë për ref.në drejtesi.Trishtimi e ka pllakosur popullin tone.8-shpresa për të ardhmen aty po vdes përditë!

    Përgjigju
  • zzz: 01/11/2019 17:29

    Pyetje, kur eshte ne kerkim pas rrahjes se biznesmenit, si ka mundesi qe sot levis me makine i pa shqetesuar nga askush, apo ka dale garant prokurori qe e shoqeron ne cdo rast ?

    Përgjigju
  • miri: 01/11/2019 17:25

    Paskan dashur qe me nje gur te vrisnin tre zogj,,qerratenjte…

    Përgjigju
  • pino: 01/11/2019 17:24

    SE KA TE gjate ky ndoja do perfundoje si ai prokurori I vlores,,,,,keshtu eshte kur merr ane ,,,nuk rri me anen e ligjit,,......

    Përgjigju
    • trima pas tastjere: 01/11/2019 17:36

      ai i vlores i gjykates. as guxonte shteti Yt ti thonte emrin faqedjegurit

  • vera: 01/11/2019 17:20

    QEKA MASKARA ky ndoja,,,nga emri duket si malok,,,,malokeria+ katunaria = fatkeqsi e kombit,,,,,...

    Përgjigju
  • Selitë: 01/11/2019 16:58

    Ah ë mjera Shqipni ç të ka gjet

    Përgjigju
    • askusho: 02/11/2019 09:12

      pse nuk vdic plera do ishim knaq tgjith

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për sot