Konferenca e 39 e Policive të Kryeqyteteve të Europës Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, mori pjesë në Konferencën e 39 të Policive të Kryeqyteteve të Europës, e cila u mbajt në Lisbonë me temë: "Sfidat ndaj sigurisë bashkëkohore në Europë: Cilat janë rrugët dhe menaxhimi i ngjarjeve madhore". Në këtë konferencë morën pjesë 36 delegacione të policive të kryeqyteteve të Europës. Gjatë punimeve të konferencës, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu zhvilloi një sërë takimet me homologët e tij nga Kryeqytete të ndryshme të Europës.

Në një njoftim të shpërndarë nga policia e Tiranës thuhet se "në konferencë u hodh ideja që një nga takimet e radhës të zhvillohet në Tiranë. Në fund të konferencës, pjesëmarrësit e 36 delegacioneve nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku theksuan: Krijimin e një komiteti pune për t'i propozuar Bashkimit Europian, mbështetje për sponsorizimin e Konferencave vjetore për policitë e kryeqyteteve të Europës". "Krijimin e një komiteti pune të përbërë nga disa forca policore të pranishme, që të propozojnë krijimin e "EUROCIVPOL", i cili të aprovohet nga autoriteti kombëtar, qëllimi kryesor i të cilit të jetë përmirësimi, kooperimi dhe shkëmbimi i praktikave midis forcave policore dhe komunitetit qytetar".

Vëmendje iu kushtua edhe rëndësisë së policimit në komunitet, për të parandaluar radikalizmin ekstremist dhe përmirësimin e marëdhënieve midis policisë dhe komunitetit. "Të bëhet me dije, që është e rëndësishme përmirësimi i trajnimeve operacionale dhe taktikave të shërbimeve që reagojnë për herë të parë ndaj akteve terroriste. Të kuptohet që është thelbësor përmirësimi i mekanizmave për parandalimin e ekstremizmit online, rekrutimi dhe marrja e masave, për implementimin e mekanizmave parandalues. Të bëhen përpjekje maksimale për zhvillimin e mekanizmave sigurues dhe të shkëmbehet informacion midis forcës policore dhe qytetarëve. Të njohë që është esenciale shkëmbimi i informacioneve operative dhe rritja e kapaciteteve të inteligjencës për parandalimin e terrorizmit. Të kuptohet që forcimi i bashkëpunimit midis policive kryeqytetase është me rëndësi madhore, kryesisht investim në forcën policore, rendin publik dhe policinë investiguese. Të theksojë nevojën për bashkëpunim dhe koordinim midis policisë për mbështetje civile dhe ndihmë mjekësore në rastet e ngjarjeve madhore. Të njohë që policia inteligjente, bazuar në skenare, kërcënime apo vlerësim rrisku, mbledhja e informacioneve, është esenciale në menaxhimin e ngjarjeve madhore", thuhet në komunikatën për shtyp të Policisë së Tiranës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com