Ardi Veliu vlerëson me certifikatën e lartë Aida Hajnajn, sot fillon detyrën e re si Drejtore e BKH-së

Ardi Veliu vlerëson me certifikatën e lartë Aida Hajnajn, sot fillon detyrën e re si Drejtore e BKH-së

Kryetari i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ka dorëzuar certifikatë vlerësuese zv. drejtoreshës së Policisë, Aida Hajnaj.

Aida Hajnaj, sot largohet nga detyra për të filluar në detyrën e re si Drejtore e BKH-së. Ajo ka falënderuar Veliun për vlerësimin dhe mbështetjen gjatë kryerjes së detyrës në rolin e Zv/Drejtoreshës dhe njëkohësisht ka vlerësuar e falënderuar gjithë kolegët që ajo ka punuar gjatë këtyre viteve në Polici.

"Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një ceremonie për të vlerësuar punën e ZV/Drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, e cila sot largohet nga detyra për të filluar në detyrën e re si Drejtore e BKH-së, i ka dorëzuar znj. Hajnaj certifikatën për shërbime të dalluara me motivacionin "Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standarteve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit".

Drejtor Veliu ka vlerësuar maksimalisht punën, integritetin dhe kontributin e znj. Hajnaj, për më shumë se dy dekada në Polici dhe i ka uruar asaj suksese në detyrën e re shumë të rëndësishme.

Në vijim Drejtor Veliu, ka bërë prezent edhe disa ndryshime me qëllim dhënien e një implusi të ri por edhe për shkak të largimit të Zv/Drejtoreshë Hajnajt.

Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe me miratim të Ministrit të Brendshëm, ka marrë gradën Drejtues i Lartë dhe është emëruar në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Albert Dervishaj, deri sot në detyrën e Drejtorit të Rendit.

Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit Drejtues i Lartë Idajet Faskaj, është liruar nga kjo detyrë dhe është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe ka marrë gradën Drejtues i Parë.

Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtues i Parë Pëllumb Seferi, është emëruar Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ka marrë gradën Drejtues i Lartë", shkruan Policia e Shtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kurbini: 27/08/2020 14:30

    Tani qe po Shkon me detyre me lart zonja e nderuar ai po i servilet suksese zonjes

    Përgjigju
  • Biku: 27/08/2020 14:04

    Bravo, tani mund te justifikoni bashke policet qe rafin femijet dhe te ofendoni nenat e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja