Ardian Hoxha: Kumbaro e di
ku ndodhet trupi i babait tim

Ardian Hoxha: Kumbaro e di <br />ku ndodhet trupi i babait tim
LONDER- Mediat britanike vazhdojnë t'i kushtojnë vëmendje zhdukjes së Ilir Kumbaros, i cili tashmë është përfshirë në listën e kriminelëve më të kërkuar nga Britania e Madhe.

“The Daily Star” e të dielës merr dëshminë e djalit të biznesmenit të zhdukur shqiptaro maqedonas, Remzi Hoxha. Në shkrimin me titull “ Më trego se ku varrosët babanë tim” (“Tell me where you buried my father) Ardian Hoxha tregon historinë e zhdukjes, torturimit të babait të tij, në kohën kur ai ishte fëmijë, vetëm 14 vjec.

Nga Tirana, Ardiani tani 30 vjec kërkon informacione dhe fajëson autoritetet britanike që lejuan Kumbaron të zhdukej.

“Ai është personi që fizikisht mori babanë tim nga vendi i punës dhe më pas e torturoi atë dhe bëri që babai im të vdiste nga torturat e tij dhe në fund bëri që trupi i tij të zhdukej. Ai është personi që pa për herë të fundit babanë tim. Ai është personi I cili di vendodhjen e trupit të babait im. Ndaj të lejosh një njeri të tillë të zhduket i shkaktoi akoma më shumë dhimbje familjes sime dhe njerëzve që e njihnin babanë tim”.

Dy javë më parë Ilir Kumbaro nuk u paraqit në seancën e rradhës së ekstradimit drejt Shqipërisë. “The Daily Star” zbulon se pesë muaj më parë një gjykatë britanike i kishte thënë Kumbaros se paisja elektronike e monitorimit të lëvizjeve të tij mund të hiqej pasi numri i paraqitjeve të detyrueshme në polici për të konfirmuar vendndodhjen e tij në Londër, të zvogëlohej një herë në javë.

“Nuk e kuptoj si një veprim i tillë idiotesk mund të bëhej nga autorietet britanike duke njohur se ai ishte një kriminel i kalibirit të lartë.”- ka komentuar Ardian Hoxha vendimin e gjykatës britanike.

Ilir Kumbaro prej afro 20 ditësh ndodhet në arrati dhe për të është lëshuar urdhër arresti nga një gjykatë e Londrës pasi ai nuk u paraqit në seancën e rradhës së ekstradimit të tij në Shqipëri menjëherë pasi Gjykata Supreme e Shqipërisë kërkoi dërgimin e tij në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut