Ardian Isufi: Pse duhet ri-themeluar Partia Demokratike?

Ardian Isufi: Pse duhet ri-themeluar Partia Demokratike?

Selia e Partisë Demokratike

Në fakt Kuvendi i PD-së përtej shqetësimit se me mënyrën e organizimit të saj ishte thjesht konsolidim apo betonizim i rolit të Kryetarit nëpërmjet Statutit të Ri, si dhe instrumentalizimit “të debatit pa debat” të një anëtarësie që shkon drejt eliminimit të dialogut, gjithsesi ka hapur një diskutim jo pak të rëndësishëm, atë të “Ri-themelimit të Partisë Demokratike”.

Në pamje të parë duket si një tezë e sforcuar sepse në PD sapo kaloi në një proces ’të shpejtë’ zgjedhjesh të Kryetarit të ri dhe gjithashtu të Këshillit Kombëtar duke vijuar në të ardhmen e afërt me ngritjen e strukturave të reja e deri tek Kryesia(Kupola), pra ngrehina e PD-së dukej dhe duket si një skenografi blu pa tingull, ku sidomos aktorët kryesorë bëjnë rolet e tyre në mënyrë monotone thjesht si për të justifikuar ditën e punës, përpara një interesi publik që është i etur të shohë një AKT të ri apo një sjellje të re dhe që fatkeqësisht mbeti përsëri i zhgënjyer si edhe më parë.

Në këtë kontekst shqetësimi i shprehur ditë pasdite nga anwtarë apo simpatizantë të djathtë për gjithë procesin para dhe pas-zgjedhor kërkonin një analizë të thellë, të drejtë dhe të pa-anshëme për “Kronikën e paralajmëruar” të humbjes, kulmoi në propozimin e Mark Markut për Ri-themelimin e Partisë Demokratike si shkak-pasojë e humbjeve të një pasnjëshme për vite me radhë dhe domosdoshmërisë për ri-përtëritje të kësaj partie në agoninë e saj. Ri-themelimi i Partisë Demokratike në fakt sot është domosdoshmëri jetike e kohës tonë për ri-gjenerim total jo vetëm të kësaj partie por pas saj si shkak-pasojë edhe të së djathtës në tërësi. PD ka vite që shfleton “parç e mbrapç” faqet e një kapitulli, dhe jo vetëm që duhet të dalë në një kapitull të ri por mendoj se i duhet një libër komplet i ri.

Ri-themelimi shërben për një nisje të re reale, si konkluzion bazik i një projekt të ri ideologjik të mirë-analizuar dhe update-uar duke qartësuar dhe konturuar qëndrimet ideologjike dhe linjat e saj të konservatorizmit të djathtë, të djathtës liberale apo të së djathtës sociale, në shërbim të shoqërisë dhe vendit sepse një nga shqetësimet më akute që sot ka shoqëria dhe publiku në tërësi është se kjo parti në tipologji strukturore po njësohet me Partinë Socialiste me partinë në pushtet, pra me partinë shtet!

Ri-themelimi i shërben edhe një ri-përtëritje të plotë strukturore, ku çdo gjë nis nga fillesë e re edhe organizative duke zeruar çdo individ me pushtet të akumuluar në këto vite për një fillim të ri shansesh dhe mundësish, jashtë skemave të para-përgatitura dhe klaneve të para-përgatitura që kanë dëmtuar totalisht funksionin dhe misionin e kësaj partie. Vetëm kështu, Partia Demokratike do jetë përfaqësuese e vërtetë e vlerave demokratike dhe do ketë mundësinë reale të luftojë “sistemin” e ri-ngritjes së institucioneve të shtetit, “sistemin” e deformimit të votës nga Partia Socialiste dhe jo si sot që në një fare mënyre është pjesë e këtij sistemi.

Gjithashtu sot, PD duhet të jetë e çliruar nga fenomeni Berisha dhe Berishizmi si mentalitet që padyshim ka kontribute politike me rëndësi brenda kësaj partie por që për shkak të ushtrimit të pushtetit ekzekutiv dhe mënyrës së ushtrimit te tij mund të ketë përballje me drejtësinë, si shkak-pasojë e shpalljes “non grata” nga Departamenti I Shtetit Amerikan. Kuvendi i PD-së, qartësoi nga deklarta e Sali Berishës që do jetë përsëri deputet i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pavarësisht kontraditës se ligji I dekriminalizimit nuk e lejon marrjen e mandatit të deputetit dhe këtu jemi në situate një vazhdimësie “të organizimit të ç’organizuar”. Pra, ti biesh fort “sistemit” tonë të kalbur duhet jo vetëm të reformohesh, jo vetëm të distancohesh në emër të drejtësisë por edhe duhet bërë një ndarje radikale nga fenomenet oligarkike që u konsoliduan nga pushteti i majtë dhe që kanë deformuar marrëdhënien e stetit me shoqërinë, dhe si pasojë korrupsioni bëhet kryefjalë e deformimit të sistemit politik.

Sipas Huntigton “Korrupsioni transformohet në mirëmbajtësin e një sistemi politik ashtu siç edhe reformat. Korrupsioni mund të kthehet në zëvendësuesin e reformave…”. Gjithsesi, mendoj se për sa thashë më sipër dhe për të qenë i ndershëm me publikun, nuk kam shumë shpresë se mund të ndodhë ndonjë AKT REFORMUES në politikën tonë të kontaminuar, thjesht mund të vazhdojë shfaqja e një komedie të ripërsëritur e megjithatë siç thotë edhe komediani Russell Brand : Të imagjinosh përmbysjen e sistemit aktual politik është mënyra e vetme që unë mund të entuziazmoj për politikën.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vota: 27/07/2021 17:31

    Epo profesor partia demokratike eshte një anije me dy vrima (Berisha dhe Basha) që mbytett dhe nuk ka për të mbet me asnje budalla me kete parti po nuk u reformua… Domokratet do ikin disa nga LSI disa nga PS nuk ka mbet askush në PD vetëm ata që kuntonin dikur kockat e leshura me pak mish me leng! Mishi mbaroj ne PD , ta marrim me lëng thua?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!