TIRANE- Përkthyesi, publicisti, njeriu i letrave Ardian Klosi, i cili ndërroi jetë më datën 26 prill  ishte pezulluar nga puna Instituti "Goethe" krejt papritur në janar të 2012. Ai mbajti për 8 vite pozicionin e drejtorit ekzekutiv pranë shoqatës kulturore gjermano-shqiptare “Robert Schëartz”.  Në ditët e para të fillim vitit, Klosi ishte shtruar në spital për kujdes mjekësor pas tentativës së parë për vetëvrasje. Dhe menjëherë sapo kishte dalë nga spitali ishte përballur me urdhrin e menjëhershëm të pezullimit nga puna të instituti “Goethe”. Lajmi është denoncuar nga mikesha që në vogli e Ardian Klosit, Kozara Kati, dje në një prononcim për gazetën Panorama, e cila shkruan sot se edhe familjarë e miq të tjerë të publicistit konfirmuan faktin, ndërsa vetë Instituti “Goethe” (Gëte) në Tiranë, që ndodhet në rrugën “Ismail Qemali” nuk ka dhënë asnjë reagim në lidhje me pezullimin.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të institucionit “Goethe”, ku deri dje në mesditë ekzistonte eksperienca e punës së Klosit dhe kontributi i tij, diçka ndryshoi. Më saktë, pasdreke u hoq dritarja ku paraqitej aktiviteti i të ndjerit dhe kohëzgjatja në punë; që ishte nga viti 2004. Po ashtu, u bllokua edhe nekrologjia e Klosit, e cila ndodhej direkt në hapjen e parë të faqes zyrtare: zyrtare: http://www.goethe.de/ins/al/tir/kue/lit/sq9256502v.htm. Nekrologjia e tij u spostua në njërin prej linkeve të brendshëm të faqes zyrtare të institutit.

RREFIMI I KOZARA KATIT
Mikja e fëmijërisë së Ardian Klosit ka treguar për “Panorama” se paralajmëroi dy herë për vetëvrasjen. Të tretën e kreu.
Sipas saj arsyet pse kreu vetëvrasjen ishin humbja e nënës në nëntor, pezullimi nga puna në janar dhe problemet private në familje”. “E hoqën nga puna në momentin më të vështirë të jetës së tij. Pasi kishte humbur nënën e tij, me të cilën ishte shumë i lidhur dhe ndërkohë kishte tentuar t’i jepte fund jetës. Pra, bëhet fjalë për në janar, pas tentativës së parë për vetëvrasje. Dani ishte në spital duke u kuruar kur një funksionare e re pranë institutit “Goethe” i kishte bërë gati librat dhe të gjithë dokumentacionin. Kur pas daljes nga spitali Dani u paraqit sërish në punë, u përball me shkarkimin. Motivi që i kishte dhënë zonja në fjalë kishte qenë: Menduam se nuk do të vije për një kohë të gjatë në punë. Nuk na shkoi në mendje se do të ktheheshe shpejt…”- citon gazeta Panorama zonjën Kozara Kati.
( Ne foto Ardian Klosi dhe Kozara Kati)
(sg/shqiptarja.com )