Ardit Gjebrea tek "Vitrina":
"Në ekran dua të jem ju!"

Ardit Gjebrea tek "Në ekran dua të jem ju!"">
Kampusi “Vitrina” priti në ambjentet e tij, kantautorin dhe shoëman-in e mirënjohur Z. Ardit Gjebrea. Në pritje të tij ishin Zv.Rektori, Dr.Teki Kurti, Zv.Rektore Dr.proc.Erblina Fetahu, Dekania e Fakultetit të Skencave të Edukimit, Dr. Rita Loloçi, Koordinatoria e QMTP-së, Msc. Elisabeta Gjonpalaj, Përgjegjësja e Zyrës së Marëdhënieve me Publikun MSc. Jonada Cenolli si dhe Shefi i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dr.proc. Sokol Paja.

ardit gjebrea

Fjalën e mirëseardhjes e mbajti Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike Z.Teki Kurti, i cili prezantoi shkurtimisht për të pranishmit një Cv të shkurtër të të ftuarit të nderit Z. Gjebrea, gjithashtu e njohu të ftuarin me Institucionin tonë dhe aktivitetet e shumta të zhvilluara në Kampusin Vitrina. Më pas fjalën e rastit e mori Z.Gjebrea, ai foli në mënyrë të përgjithshme për arsimimin e tij fillimisht në auditoret shqiptare dhe më pas me kualifikimet e shumta në Europë, praktikisht në Itali. “Më pas vendosa të kthehem në vendin tim” - shprehet Z.Gjebrea, - “pasi e quaj investim për vendin, kontributin tim sado modest.

Madje sygjeroj të përdoret një politikë e tillë nga pushtetarët tanë që të mos lejojnë largimin e trurit nga Shqipëria.” Pas konfirmimit përfundimtar si kantauator dhe kengëtar, Z.Gjebrea u fokusua edhe në një zhanër tjetër, atij si prezantues dhe më pas producent. Bota e televizionit është e bukur shprehet ai, por ka edhe pasojat të shumta, shprehet shumë kritik për “pushtetin e katërt”, median, si deformuese e lajmit dhe e politizuar krejtësisht. Me shumë modesti dhe thjeshtësi ai ju përgjigj pyetjeve të shumta të stafit akademik dhe studentëve të shumtë të pranishëm. Në fund të takimit, sipas traditës të ftuarit iu dhurua Shporta me Produkte Shqiptare.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë