Arrestimet në bashki/ Përplasjet për paratë e kanaleve në Lushnje, një prej tenderave u bllokua nga KPP dy herë! Një tjetër 1.2 mln euro për shtrim tubash

Arrestimet në bashki/ Përplasjet për paratë e kanaleve në Lushnje, një prej tenderave u bllokua nga KPP dy herë! Një tjetër 1.2 mln euro për shtrim tubash

Përplasja e kanalit të ujitjes Bishqethëm, për të cilin SPAK ka kryer hetime e më pas arrestoi 11 persona, mes tyre kryebashkiaku i Lushnjës, duket se nuk ka qenë i vetmi tender problematrik në këtë bashki.

Ka një tjetër tender tjetër, ai për sistemin në Krutje me vlerë 15 milionë lekë i cili është bllokuar dy herë nga KPP. Në vazhdimësi bashkia skualifikonte kompaninë me vlerën më të ulët, kompani e cila është e njëjta me atë të tenderit që është marrë SPAK, Avduli dhe Bahas shpk Ndërkohë që fitues bashkia Lushnjë nxirrte gjithmonë Euro-Alb shpk, administratori i të cilit u vu në pranga këtë të mërkurë.

Ndërmarrja e Pasurive Publike Lushnje ka hapur në maj të vitit 2019 procedurën për rehabilimitin e kanalit ujitës në njësinë administrative Krutje me fond limit 15 milionë lekë. Në garë morën pjesë 5 subjekte, 4 prej të cilave u skualifikuan duke lënë vetëm kompaninë Euro-Alb shpk me ofertën më të lartë prej 14.7 milionë lekësh. Ky vendim është kundërshtuar nga bashkimi i operatorëve “Avduli” & “Bahas “shpk për probleme me kamioncinat dhe ankimimi ka përfunduar deri në dyert e Komisionit të Prokurimit Publik.  E njëjta procedurë është përsëritur edhe një herë.  Kështu, KPP ka shmangur nënshkrimin e kontratës nga oferta më e lartë e paraqitur nga Euro-Alb shpk dhe fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ankimues.

Pjesë nga dokumentacioni i tenderit

Ndërkohë që një tjetër tender është denoncuar në Bashkinë Lushnje. Bëhet fjalë për tubacionet e stacionit të pompimit Gajde me vlerën 157.6 milionë lekë të reja. Sipas  dokumenteve një procedurë për ‘Rikonstruksioni e linjës kryesore të furnizimit me ujë nga stacioni i pompimit Gajde në stacionin e pompimit Toshkëz është hapur në mars të këtij viti me një fond limit 157.6 milionë lekë të reja. Pjesëmarrëse rezultojnë tre kompani, dy prej të cilave janë skualifikuar nga ujësjellës kanalizime Lushnje me argumentin se nuk plotësonin kriteret. Kështu i vetmi i mbetur në garë e automatikisht i shpallur më pas edhe fituesi është kompania Shkëlqimi 07 sh.p.k me ofertën prej 154 milionë lekë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë