'Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje...ky telefon s'është për biseda', zbardhen përgjimet që prangosën kryebashkiakun e Lushnjes e 9 zyrtarët! Tushe i jepte naftë falas gazetarit e djalit të deputetit

TIRANË- Report Tv ka zbardhur dosjen e plotë të hetimeve që çuan në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike dhe 9 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjes. Në dokument faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj.

Nga sa mësohet për të kryer këto punime, në garë janë paraqitur 3 kompani BOE Avduli shpk & Bahas shpk, Hastiçi shpk dhe EuroAlb shpk. Në përfundim të afatit të paraqitjes së ofertave, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, Margarita Gjermeni, ekonomiste, Gazmend Çela nëndrejtori dhe Xhemal Hasko përgjegjës i sektorit të ujitje të kullimit, kanë shpallur fituese kompaninë EuroAlb shpk që kishte paraqitur ofertën më të lartë 22.645.35. lekë pa TVSH me administrator Bujar Muratin.

Këtu "hyn në lojë", kryebashkiaku Tushe dhe drejtori i ndërmarrjes së pasurive publike Flamur Peqini. Nga hetimet rezultoi se edhe pse firma EuroAlb shpk kishte fituar tenderin, punimet dhe përfitimin real të të ardhurave, i kishte realizuar dhe përfituar paratë biznesmeni Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Murati dhe në fund paratë i ndanin bashkë. 

Referuar përgjimeve të zbardhura, për këtë tender korruptiv rezulton të jetë përfshirë edhe Komisioni i Prokurimeve Publike (KPP), të paktën nga sa thuhet mes bisedave të bëra nëpërmjet biznesmenit Ibrahim Lami dhe drejtorit Flamur Peqini. Këta kanë shpehur shqetësimin se kompania humbëse, "BOE Avduli" ka paraqitur ankesën në KPP dhe se duhet të gjejnë patjetër një mik për të ndërhyrë. "Do flas me shefin"  "Ore e di pse të mora unë. Bëj naj kshu se erdhi nga Komisioni ajo letra që e kanë çuar në Komision ato, bëj ndonjë ndërhyrje matanë ku do kapeshe, kë do...i thuaj njëherë shefit. Fol se për 5 ditë ata duan të gjitha letrat, komisioni i Ankesave, a KPP ça ishte ajo", i thotë Flamur Peqini biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, i thotë se do fliste me shefin pasdite. Në fund, rezulton se Komisioni i Prokurimit Publik, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin dhe vendosi që të mos pranojë ankesën e paraqitur nga kompania "BOE Avduli" dhe ka lejuar Autoritetin Kontraktor që të vijojë punimet.

Të njëjtën gjë si Flamur Peqini, edhe kryebashkiaku Fatos Tushe i kërkon Ibrahim Lamit, pronarit të kompanisë që nuk fitoi tenderin, por kreu punimet dhe mori fitimet, që të ndërhynte dhe ta "mbyllte atë punë".  "Ai plehra kishte bërë ankesë atje", mësohet të ketë thënë Ibrahim Lame, teksa Fatos Tushe i kthehet: Po e di unë, atë plehrën, po shko takoje atë njëherë, ti thotë T... ta mbylli atë punë tre katër-ditësh". Mes këtyre përgjimeve del edhe një person misterioz në Kuvend, që SPAK e ia identifikuar vetëm me shkronjën "B", e që biznesmeni Ibrahim Lami e kishte përcjellë deri në Parlament. Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa akuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll.

GJKKO la sot në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjes dhe bashkëpunëtorët e tij, Flamuri Peqinin, Ibrahim Lamin, Bujar Murati, Bektash Nexha, Blerta Turku dhe Gazmend Çela, ndërsa la në arrest shtëpie Xhemal Haskon, Margarita Gjermënin, Andri Mushon dhe Ani Simonin.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:34
Një personazh i medias bie në 'rrjetën' e përgjimeve të SPAK, telefonon Fatos Tushen që të merrte karburant falas

Report Tv mëson se në rrjetën e përgjimeve të SPAK që merrte karburant falas në Lushnje bie edhe një personazh publik, gazetar i një media në Tiranë. Gazetari telefonon Tushen dhe Tushe i thotë se do flas me stafin e do të dalë dikush që ta presi tek karburanti.

Ora 14:55
Përgjimet/ Dyshimet se dikush nga Bashkia i ka tradhtuar, drejtori: Kryetari më tha se 'do ta gjejë tha, do ti q* nënën'

Në biseda mes biznesmenit Ibrahim Lami dhe drejtorit të Ndërmarrjes së Pasurive Publike, Flamur Peqini, flitet për dyshimet se një nga punonjësit e Bashkisë i ka shitur te biznesmeni i kompanisë humbëse.

Biseda e zbardhur
Flamur Peqini:
Ja çuam përgjigjen që të premten, unë tani, ja qëndisa, ja çova, shohim çfarë do të bëjë ai. Po kush e di tani, ça të them unë.
Ibrahim Lami: Tashi ku ka të drejtë të ankohet ai…A ju vë në dijeni juve ai?
Flamur Peqini: Ankohet aty tani te APP dhe normal na vë në dijeni edhe neve, ai na nis një shkresë dhe ne ai, si rregull nuk bie dakord me përgjigjen ai dhe bën një ankesë te APP
Ibrahim Lami: E marr vesh, e marr vesh. Po si ky ka burrë i poshtër qenka?
Flamur Peqini: Më të poshtër nuk ke ku të gjesh, por hajt ne e bëmë atë që duhet bërë
Ibrahim Lami: A e di ti, çfarë halli kam unë, se dikush aty nga brenda ja ka çuar informacion atij.
Flamur Peqini: Jo nga aty jo, por nga ata lart po.
Ibrahim Lami: Nuk e di se një ja ka çuar. Këtë mbaje për vete se ma tha kryetari mua. Do ta gjejë tha, do ti q* nënën, tha.
Flamur Peqini: E di unë e di. Kam edhe një aludim aty lart, ai që ke folur gjithmonë, ai juristi, jo ky, flas për juristin, jo ky se nuk arrin deri në atë fazë ky.
Ibrahim Lami: Se di jo, mirë është të dali se ai këtu le të hajë veten me dhëmbë se nuk e le, “B…..” këtë herë këtë punë.

Ora 14:54
Djali i një deputeti do ikte me pushime, si ia furnizoi makinën me karburantin e shtetit kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe

Në një nga bisedat e përgjuara, dëgjohet teksa një person, nga burimet djali i një  deputeti, që do ikte me pushime, merr Fatos Tushen që të furnizojnë makinën me karburant.

Djali i deputetit: Përshëndetje, si jeni, si keni qenë mirë?
Fatos Tushe: Përshëndetje miku im, faleminderit mirë
Djali i deputetit:Ju pengoj, jeni me pushime besoj
Fatos Tushe: Jo, jo
Djali i deputetit: Unë nesër do iki me pushime...
Fatos Tushe: Është ok, po nesër në mëngjes ku do kalosh ti
Djali i deputetit:: Epo nesër në mëngjes aty do të kaloj unë, do futem në Lushnje, aty nga ora 7:30 besoj
Fatos Tushe: Epo mirë, të nxjerr këtë drejtorin e burimeve njerëzore unë, Turi. se unë do jem te karburanti

Ora 13:32
Personi misterioz që del në përgjimet e SPAK! Biznesmeni në Lushnje: Çova 'B' në parlament

Dy biznesmenët, Bujar Murati dhe Ibrahim Lami shfaqën të shqetësuar që komania që humbi tenderin është ankuar të Komisioni i Prokurimeve Publike. Ato flasin në telefon për këtë çështje, teksa përmendin edhe një person të tretë, të identifikuar nga SPAK thjesht me shkronjën "B". Këtë të fundit, biznesmeni e ka përcjellë në Parlament, që mendohet të jetë deputet.

"Sërish më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet në një bisedë telefonike nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri raporton tek Ibrahimi se “i kanë kthyer përgjigje që të premten atij, se ai të ka të drejtë ta ankimojë tek APP, dhe se nuk e di se ça do bëjë më ai”. Nga ana tjetër Ibrahimi shprehet “se nuk e le me kaq as B…, se dikush tjetër aty lart ka folur.”

Një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit tregon se ata kanë njohje me njëri-tjetrin, ku thotë se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”, thuhet në dosje.

Ora 13:08
'Ti m’i pret mua, unë ia pres shtetit, jepi zjarr kusho', miqtë e Fatos Tushes pazare në telefon për tenderin

Bisedat zbulohet se biznesmenët e vënë në pranga Bujar Murati dhe Ibrahim Lami janë kushërinj me njëri tjetrin si dhe janë miq me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike Flamur Peqini. Dhe kështu pavarësisht se fituesi i tenderit ka rezultuar Bujar Murati, punimet janë kryer nga firma e Ibrahim Lamit. Në përgjime, zbardhen momente nga biseda e tyre për tenderin korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës.

Ibrahim Lami: Urdhëro se mos je i zonë
Bujar Murati: Kushe ça bone
Ibrahim Lami: U ktheve nga Berati apo jo
Bujar Murati: Po u ktheva se çu qunin në futboll
Ibrahim Lami: Tashi dy pyetje të vogla kam, a të marr në uatsap apo këtu se nuk naj gja
Bujar Murati: Jo ore po fol se për punën flasim ne ça të duam
Ibrahim Lami: Tani kontratën mes meje e teje si do e bëjmë
Bujar Murati: Do e bëjmë me nënkonratim siç kemi rënë dakord, ti m’i pret mua, unë ia pres shtetit
Ibrahim Lami: Në rregull…tashi ata m’i presin mua fatura
Bujar Murati: Ata të inerteve. Po ty do të t’i presin…jo se dhe me m’i pre mua nuk ka noj të keqe ma mirë se na ndihmo noj çok…por ti merri sikur je t’u punu vetë or shok…a e kupton. Se ti i merr dhe i justifikon TVSH tarte dhe m’i kalo mua
Ibrahim Lami: Pytja tjetër
Bujar Murati: Më duhet një firmë se do firmos dhe vulos (Kontratën do e bëjmë siç kemi ra dakord dhe jepi zjarr kusho.

Ora 13:02
'Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje..uaaa e di si jam bërë?' Si reaguan vartësit e Fatos Tushes pas nisjes së hetimeve

Punonjësit e bashkisë, mes tyre dhe juristja alarmohen edhe më tepër kur në zyrë iu vjen një shkresë nga SPAK.

Blerta Turku: Uaa do na marrin në pyetje ata të SPAK..e di si jam bërë?
Punonjësi: Çfarë thua?! Për çfarë?!
Blerta Turku: Për atë dosjen që morën..e di si jam bërë? Se vetëm ne që kemi vendosur kriteret do na pyesin..uaa do na marrë SPAK-u në pyetje?

Ora 11:17
I dha tenderin pa të drejtë, biznesmeni në Lushnje ndërhyri te fakulteti i Mjekësisë që vajza e kryebashkiakut Fatos Tushe të merrte provimin

Biznesmeni që mori të gjitha fitimet e tenderit për rehabilitimin kanalit ujitës, Ibrahim Lami, kishte njohje me kryebashkiakun Fatos Tushen. Madje në një nga bisedat rezulton se Lami ka ndërhyrë që vajza e Fatos Tushes të marrë provimin për mjekësi.

Përgjimet që vërtetojnë njohjen mes Tushes dhe Lamit
Fatos Tushe: Si u gdhive, ça po bën
Ibrahim Lami: Hë si u gdhive ti, ça bën
Fatos Tushe: Unë nuk erdha dot se fola dhe me atë dhe  e lashë javës tjetër, por unë nesër do jemë në Tiranë se ka goca provimin dhe do jemë atje, se më morën që në mjes këtaErjon nga raportimet, për këtë tërmetin se u ndje shumë këtu, dola t'u pi cigare
Ibrahim Lami: E ngjova, e ngjova, në Lushnje ishte ajo
Fatos Tushe: Ti ça bën
Ibrahim Lami: Hic o hoc ja piva një kafe me B...dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flasë dhe me Fatosin
Fatos Tushe: E mirë të jetë mirë, a vajti në parlament

....Ibrahim Lajmi për provimin e vajzës së Fatos Tushes: Unë do i them bëjë dhe kafen do ta jap pastaj

Ora 11:00
Korrupsion dhe me naftën e Bashkisë/ Drejtori i Ndërmarrjes-menaxherit të karburantit: Mbushe shpejt tani makinën me '3 teta', është çuni i shefit

Fatos Tushe është kapur duke shpërdoruar detyrën në disa drejtime. Nga përgjimet ka rezultuar se ai ka lejuar persona të tjerë që të furnizojnë makinën me karburantin e shtetit. Të njëjtën gjë bënte dhe drejtori i Ndërmarrjes së pasurive publike, Flamur Peqini. Ky i fundit, i kërkon që të mbush makinën me karburant, të djalit të biznesmenit Ibrahim Lami

Menaxher i karburantit: Urdhëro Flamur
Flamur Peqini: Hidhi asaj me 3 teta o burr i dheut
Menaxher i karburantit: Ok ja tani në sekonda
Flamur Peqini: Shpejt o tani, ajo me re teta e ke parasysh, është çuni i shefit ooo shpejt
Menaxher i karburantit: Po,po hajt hajt

Biseda vijon...

Flamur Peqini: Hë Danjel
Menaxher i karburantit:  O vlla kam këtë çunin e shefit këtu o
Flamur Peqini:  Çunin e shefit, ok mbushe dhe më ço mua mesazh sa litra i hodhe
Flamur Peqini: Mirë të keqen

Ora 10:41
Përgjimet/Bisedat mes punonjësve të Bashkisë Lushnje: Na ka thirrur SPAK! Drejtori na ka bërë 20 herë mbledhje se çdo themi! Na ka dalë garant Fatos Tushe

1625559408_FatosTushe.jpg

SPAK kishte nisur hetimet, ky grup i punonjësve të Bashkisë ishte vënë në dijeni, madje për këtë sipas përgjimeve të një nga personave të arrestuar, kryebashkiaku Fatos Tushe kishte bërë 20 herë mbledhje se çfarë do u thuhet prokurorëve.

Punonjësi 1:  Është një polic që ka sjellë shkresa si persona që mund të kenë në dijeni
Punonjësi 2: Kush do pyetet tjetër
Punonjësi 1: Unë, Ilva dhe Inxhinieri
Punonjësi 2: Po ajo çne
Punonjësi 1: Është njësi ajo
Punonjësi 1: Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë
Punonjësi 2: Ti?
Punonjësi 1: Në të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kemi dijeni, të mërkurën në orën 11 te SPAKU, mua thjesht s'më vjen mirë, po s'kam gjë, jam e qetë për punën që kam bërë
Punonjësi 2: Ajo ka rëndësi, habitem ç'ne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia
Punonjësi 1: Ne nuk jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirren ata se mund të kenë qenë në përgjim
Punonjësi 2: Ashtu po, po dijeni për çfarë se nuk dihet se për ça ju pyesin atje më kupton
Punonjësi 1: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje thanë të mos shqetësohen kot
Punonjësi 2: Kush tha
Punonjësi 1: Drejtori dhe ai miku jot
Punonjësi 2: Epo mirë
Punonjësi 1: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ça të themi atje
Punonjësi 1: ... Neve na ka dalë Fatosi garant, garant.

Ora 10:22
Dalin përgjimet/ Biznesmeni i kërkoi ndihmë se po ndërtonte shtëpinë pa leje, Fatos Tushe: I thuaj që kam fol me kryetari dhe ky telefon s'është për këto biseda

1625561933_1625560346FATOSTUSHE.png

Në dosjen e siguruar nga Report Tv, Fatos Tushe del në përgjime me një biznesmen të quajtur Ismail Blliku, i cili kishte ndërtuar pa leje, por nuk ishte raportuar si i tillë, pasi kishte ndërhyrë kryebashkiaku i Lushnjes. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Tushe në telefon Bllikut: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni...të thashë unë më duket....ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda...hajd
Blliku: Dakord, dakord
Fatos Tushe: Hajt

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 08/07/2021 20:13

    me siguri ky i medias do jet tan hoxha ai qe ka bere interviste me xhon kenedin para vrasjes

    Përgjigju
  • Dushku: 08/07/2021 15:10

    Personi ne pergjim me inicjalin B ne parlament esht i ndjeri Bashkim fino,ai ka bo ligjin ne lushnje bashk me mustaqe kuqin. Bashkimi past rahmet,tani meruni me te gjallet Ngelet per tu pare teatri…

    Përgjigju
  • Sueli: 08/07/2021 14:08

    Mos eshte brace i ndershmi thjesht nga rastesia shkronjave

    Përgjigju
    • tirana e re: 08/07/2021 15:12

      bashkim fino i ndjeri.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg