Argita: Nuk më kapni me një fije
kashte, Ansar erdhi më takoi vetë

Argita: Nuk më kapni me një fije <br />kashte, Ansar erdhi më takoi vetë
TIRANE - Një ditë pas rrëfimit të biznesmenit pakistanez Zafar Ansar për njohjet me Kryeministrin dhe vajzën e tij, vjen reagimi i Argita Malltezit (Berisha) duke sqaruar rastin e biznesmenit në fjalë, i cili sipas saj e ka kontaktuar dhe i ka kërkuar përshkrim ligjor dhe ndihmë në fazën fillestare të hartimit të projektit dhe studimeve të tjera që duheshin për këtë fazë.

“Sa për fijen e kashtës në të cilën jeni kapur, meqë standardi im i transparencës nuk është ai që përdorni ju, po sqaroj publikun sa më poshtë:

1. Biznesmeni në fjalë 6 vjet më parë më ka kontaktuar mua dhe jo anasjelltas, dhe më ka kërkuar përshkrim ligjor dhe ndihmë në fazeë fillestare të hartimit të projektit dhe studimeve të tjera që duheshin për këtë fazë.
2. Çdo veprim i zyrës sime të avokatisë ka qenë tërësisht privat dhe nuk ka patur të bëjë me ndërtim pallati prej 5 katësh në lulishten e sheshit të pallateve, me leje të firmosura nga ju në konflikt të hapur interesi për bashkëshorten tuaj.
3. Për të gjitha veprimet e zyrës sime të avokatisë, zotëria në fjalë nuk ka paguar as dhe një qindarkë, ndonëse ai ishte njohur paraprakisht me transparencë të plotë me tarifat e zyrës.
4. Zoti Rama tarifat e përcaktuara dhe të njoftuara haptas klientëve në një vend të lirë janë akt i plotë transparence dhe ti me këtë nuk mund të justifikosh burimin e fondit prej 1 milion euro të ndërtimit të pallatit nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar i familjes së bashkëshortes suaj Linda Basha.
5. Së fundi, Rama ju nuk mbuloni dot me tarifat e zyrës sime të avokatisë, të deklaruara paraprakisht klientit në fjalë siç e kërkon praktika e punës, me mosdeklarimin e burimit të 100 milionë lekëve kredi pa interes të bashkëshortes juaj ndërkohë që ligji i deklarimit të pasurive të detyron qartazi për këtë”, thuhet në deklaratën për media të Argita Malltezit.

ARGITA: RAMA NEN MOTON “SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET”
Më tej Argita hedh akuza ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, në lidhje me pallatin 5-katësh dhe mosdeklarimin e burimit të 100 milionë lekëve kredi të bashkëshortes së tij, Linda Basha duke shtuar se “Rama nuk mbulon dot me tarifat e zyrës sime të avokatisë mosdeklarimin e burimit të 100 milionë lekëve kredi pa interes të bashkëshortes së tij.

“Në panikun për të fshehur pasuritë e tij dhe nën moton “shpif shpif se diçka mbetet”, z.Rama ka vënë në përdorim gjithë arsenalin e tij mediatik për të hedhur baltë në vend që të sqarojë kapjen e tij nga interesat e milionave, të padeklaruar prej tij dhe bashkëshortes së tij Linda Basha. Z.Rama që prej katër ditësh u keni premtuar shqiptarëve që do t’u jepni sqarime se:
- Cila është origjina e huasë prej 100 mln lekësh të bashkëshortes suaj Linda Basha?
- Përse nuk jepni përgjigje nëse keni qenë në konflikt interesi kur keni firmosur lejen e ndërtimit për pallatin 5 katësh të bashkëshortes suaj dhe familjes së saj në Rr "Qamil Guranjaku"?
- A keni abuzuar ju me detyrën kur keni firmosur shndërrimin e një shesh pushimi pallatesh në shesh ndërtimi për pallatin 5 katësh të bashkëshortes suaj, në kundërshtim me nenin 62 të ligjit të urbanistikës?
- Lidhjet tuaja familjare ju detyrojnë të bëni publike burimet e financimit te nje pallati prej 900 metra katrore ne qender te Tiranes si dhe pergjigjen nese firmat e ndertimit jane paguar ne para apo jo. Z.Rama, opinioni dhe ligji presin nga ju sqarim për çështjet e mësipërme dhe jo porcionin e përditshëm të shpifjeve dhe baltës paraelektorale”, thuhet në deklaratën për media të Argita Malltezit.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë