Policia në Argentinë arrestoi një 19 vjeçar të akuzuar si kryetari i një grupi hakerësh të cilët kishin vënë nën shënjestër një agjensi ndërkombëtare transferimi parash dhe adresat online të bixhozit.

I mbiquajtur “superhaker”, adoleshenti fitonte 50 mijë dollarë në muaj duke punuar nga dhoma e tij në Buenos Aires, sipas policisë.
Operacioni arrestimit u krye duke prerë dritat fillimisht në të gjithë lagjen për të ndaluar fshirjen e të dhënave sensitive. Policia pranoi se iu deshplot një vit për të kapur adoleshentin. 

Djaloshi jetonte me të atin, një ekspert kompjuterash. Në dhomën e tij u gjetën kompjutera me kapacitet të lartë.

Hakerët sulmonin me viruse për të ndërtuar një rrjet më mijëra kompjutera fantazëm, të cilët përdoreshin në mënyrë ilegale për të transferuar paratë nga llogaritë bankare, duke mos lënë asnjë gjurmë pas.

I riu është akuzuar dhe shpallur fajtor për trek rime dhe mund të vuajë një dënim prej 10 vitesh në burg.

Redaksia Online
(j.k/shqiptarja.com)