Argjentinë - Një djalë 6-vjeçar në Buenos Aires ka ndryshuar gjininë në femër dhe është regjistruar në dokumenta me identitetin e saj të ri.

Manuel nuk e identifikoi veten kurrë si një djalë dhe e quajti veten vajzë. Pasi ndryshoi dokumentat e regjistrimit, ndryshoi edhe emrin nga Manuel në Lulu.

Ajo ia ka vendosur vetë emrin vetes së saj, kur filloi t'i fliste vetes me këtë emër që në moshën 4-vjeçare. Vitin e kaluar, Argjentina vendosi rregulla të reja përsa i përket ndryshimit të gjinisë, duke i lejuar njerëzit të ndryshonin gjininë e tyre në dokumenta.

Termi transeksualë përfshin ata persona të cilët identifikohen me gjini të ndryshme kur kanë lindur.



(v.gj/shqiptarja.com)