ARGJENTINE - Në Buenos Aires mijëra banorë pritën me brohoritje zgjedhjen e Kardinalit argjentinas Jorge Mario Bergoglio si Papa Françesku i Parë.
Njerëzit e mbledhur në katedralen qendrore të vendlindjes së Atit të Shejntë reaguan me gëzim duke thirrur me slogane dhe valëvisnin flamuj të Argjentinës.
Një murgeshë tha se i pëlqente emri Francesku i Parë i papës së ri. “Zgjedhja e emrit është bërë me mençuri të madhe dhe është një emër i thjeshtë dhe i dashur për njerëzit”, - u shpreh motër Laura.
Ndërsa një franceskan i cili u bashkua me festimet u shpreh: - “Jam shumë i emocionuar pasi kjo është me të vërtetë një suprizë, që Zoti i dhuroi njerëzve latinë duke u zgjedhur një Papë i cili është nga vendi jonë, nga Amerika Latine dhe është një dhuratë e madhe për të gjithë ne”.
Në cdo cep të kontinentit të Amerikës Latine ku jetojnë 40%, 1,2 miliardë e katolikëve të botës, njerëzit kanë reaguar me gëzim të papërshkrueshëm, por edhe të surprizuar.
Zgjedhja e Jorge Mario Bergoglio nga Argjentina ishte një zgjedhje surprizë, i cili do të jetë kreu i ri i Kishës Katolike Romake, duke u bërë i pari Papë jo-evropian në gati 1,300 vjet në historikun e Vatikanit.
Papa Francesku, 76 vjeç u shfaq në ballkonin qendror të bazilikës së Shën Pjetrit vetëm një orë pas tymit të bardhë nga oxhaku mbi çatinë e Kapelës Sistine për të sinjalizuar, që 115 kardinalët nga mbarë bota kishin zgjedhur atë, për të udhëhequr 1.2 miliardë katolikët në botë.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com