Flota argjentinase ka thënë se ka braktisur përpjekjet për të shpëtuar 44 anëtarë të ekuipazhit në bordin e nëndetëses që u zhduk dy javë më parë.
/Shqiptarja.com
"Pavarësisht nga përpjekjet e bëra, nuk ka qenë e mundur gjetja e nëndetëses", tha zëdhënësi i marinës Enrique Balbi.
Shpresat për gjetjen e antëravë të ekuipazhit të mbijetuar u zbehën pasi u raportua një shpërthim pranë vendndodhjes së fundit të nëndetëses.
Zëdhënësi marinës tha se kërkimi për nëndetëse ishte shtrirë në më shumë se dyfishin e ditëve që përcaktojnë mundësitë e shpëtimit të ekuipazhit, por shtoi se ekipet do të vazhdonin të kërkonin anijen në shtratin e detit.
Sipas zëdhënësit kërkimet do të vijojnë vetëm në zonën ku ka ndodhur shpërthimi.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com









