Ish-diktatori i Argjentinës Jorge Videla, ka ndërruar jetë në burgun ku ndodhej. Vdekja e tij në moshën 87-vjeçare ka të bëjë me shkaqe natyrale. Ish-komandanti i ushtrisë së Argjentinës erdhi në pushtet në mars të vitit 1976 si rezultat i një grusht shteti ushtarak kundër presidentes së asaj kohe, Isabela Martinez de Peron.
Në vitin 2010 Videl u dënua me burgim të përjetshëm pas shpalljes fajtor për vrasjen e 8000 personave, që u ekzekutuan gjatë drejtimit së tij.
Gjatë viteve të drejtimit të tij u zhdukën pa lënë gjurmë mijëra trupa ku sipas vlerësimeve të organizatave të të drejtave të njeriut numri arrin deri në 30 mijë.
Sipas dëshmive trupat e të vdekurve u fshehën ose u asgjësuan për të shmangur protestat si brenda, ashtu dhe jashtë vendit.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com