BUENOS AIRES - Një vdekje tragjike në skenë, duke kënduar "Requiem-in" e Vendit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në teatrin "Kolon", të Buenos Airesit, kur këngëtarja Florencia Fabris ka pësuar një aneurisma cerebrale duke humbur jetën.
 
Fabris, 38 vjeçe ishte ndjerë keq gjatë perfomancës së saj po nuk kishte dashur që të linte skenën. Ajo është dërguar në spital menjëherë duke iu nënshtruar edhe një operacioni, por nuk ka mundur që të mbijetojë.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)