Argjentina, fund betejës 15-vjeçare
të borxheve me fondet amerikane

Argjentina, fund betejës 15-vjeçare<br />të borxheve me fondet amerikane
Argjentina i ka dhënë fund betejës afro 15-vjeçare me Shtetet e Bashkuara, me të cilat ka nënshkruar një marrëveshje mbi partneritetin e kufizuar të investitorëve që përdorin metoda me risk të lartë, pas dështimit për të ripaguar bonot me vlerë 95 miliardë dollarë.

Tashmë vendi amerikano-latin do të paguajë investitorët që kanë paditur vendin me rreth 4,6 miliardë euro, duke zgjidhur mosmarrëveshjet. Ata i kanë blerë këto bono me çmime tejet të ulëta, pasi ekonomia e vendit u zhyt në krizë në vitin 2001.

Qeveria e kaluar e Presidentes Cristina Fernandez de Kirchner refuzoi të negocionte me investitorët, duke i përcaktuar ata si “fonde grabitqare”. Marrëveshja e arritur shënon një fitore për Mauricio Macrin, i cili u betua si President i Argjentinës në muajin dhjetor.

Ai përmbysi qëndrimin e mospagimit të mbajtur prej paraardhëses së tij. Huadhënësit u kryesuan nga fondet “NML Capital” dhe “Aurelius Capital Management”.

Daniel Pollack, ndërmjetësi i emëruar nga gjykata, tha pas marrëveshjes:

“Kam kënaqësinë e madhe të njoftoj se beteja 15-vjeçare mes Republikës së Argjentinës dhe zyrës ‘Elliott Management’, të kryesuar nga Paul Singer, po shkon tashmë drejt zgjidhjes”.

Mosmarrëveshjet afatgjata kanë ndaluar aksesin e vendit amerikano-latin në tregjet ndërkombëtare të kredive. Pas shpalljes së marrëveshjes, Bursa e Buenos Airesit pësoi një rritje me 3%./Ttch

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë