Rritja e çmimeve, qindra qytetarë në protestë para Kryeministrisë: Po dalim për bukën e gojës, jo për politikën! Protestë sërish të hënën

"Unë vendos, unë them jo" kanë qenë brohorimat e qindra qytetarëve të mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.Shtrenjtimi i bukës, i ushqimeve, i karburantit, si dhe dyfishimi i çmimit të gazit, por po ashtu edhe paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama se mund të ketë një shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike, për shkak të krizës globale, ka ngritur në protestë me qindra qytetar.

Protesta nisi në orën 17:00 dhe ka zgjatur për rreth 60 minuta, një protestë paqësore e shoqëruar me fjalime nga ana e qytetarëve që i kanë drejtuar një sërë thirrjesh qeverisë për të marrë masa për të parandaluar shtrenjtimin e mëtejshëm të produkteve.

“Për qeverinë kemi vetëm një thirrje, të mos rriten çmimet. Boll më me rritje çmimesh, sepse pensionet tona nuk e përballojnë.

Nuk jam këtu për asnjë ngjyrë, jam për problemin ekonomik. Ku janë pensionet, është rritur buka, sa lekë i takon për një muaj një familje, prej sa pjesëtarësh, sa do e rrisë qeveria çmimin? Vallë do ti kompensojë këto çmime që ka rritur?

Unë  për vete dua të protestoj, ditë natë. Jam në hall, të dal të lyp apo të punoj, s’ka punë thotë ai se je 62 vjeç”, janë disa nga deklaratat e pensionistëve.

Pensionist me 40 vite punë, sfidon qeverinë duke i thënë se të marri të ardhurat e tij dhe të përballojë çmimet.

“Marr 220 mijë lekë për 40 vite punë, këto paret e mia do t’ja çoj këtij zotërisë këtu lart (flet për kryeministrin), e të paguaj në fund të muajit, me drita, me uji, me karburant dhe të gjitha çfarë përmban shtëpia”, shprehet pensionisti.

Me pankarta në duar qytetarët i kanë ngritur një sërë shqetësimesh, jo vetëm për energjinë, por edhe për konsumin e përditshëm. Për sa kohë pagat nuk janë rritur, as çmimet nuk duhet të shtrenjtohen në këtë nivel thonë qytetarët.

“Ne kërkojmë që tarifa e dritave të mos rritet, të jetë në këtë standard që jemi, pasi ka shumë vite që pagat tona nuk kanë ndryshuar. Po kështu edhe buka që është kryesorja, dhe ka qindra familje që nuk ngopen me bukë, ti rrisësh çmimin është e pajustifikueshme.

“Këtu në radhë të parë protestoj sepse me rrogat që kemi ne këtu 360 apo 380 mijë lekë, dhe kjo rritja e çmimit të bukës, të kafes, apo shtrenjtimi i të gjithave, nuk e përballojmë dot. Nuk ja dalim dot me rrogat që marrim ne”, pohojnë të tjerë qytetar.

Në protestën e organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale, kishte shumë pak figura të partive politike. Pas 1 ore protestë u bë thirrje për të dalë të hënën. Kjo ishte protesta e parë i në mandatin e tretë të qeverisë Rama.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
Braçe kundër protestës: Hipokrizi e madhe, çmimet nuk ulen kurrë me populizma

Deputeti i PS-së, Erion Braçe thotë se çmimet nuk caktohen në protesta dhe të protestosh kundër rritjes së çmimeve është një hipokrzi e madhe. Braçe tha se ky është populizëm dhe se kjo nuk është zgjidhje, por liria dhe konkurueshmeria në tregje është ajo që duhet. Sipas Braçes në një ekonomi tregu funksionale çmimet i vendos kërkesa  dhe oferta në tregjet kombëtare

'Populizmi nuk i ul cmimet! Kuuuuurreeeeee! Tre gjera dua te them; E para, eshte popullizëm purite thuash “kemi 30 vite ne ekonomi tregu dhe cmimet nuk i vendos Qeveria”, referuar rritjes se cmimeve.

Qeveria jo, por institucione publike e te pavarura, rregullatore, e bejne qe cke me te; cmimi i energjise eshte cmim i rregulluar, cmimi i ujit eshte cmim i rregulluar dhe ka arsye, mbrojtja e interesit publik.

Te besh populizem e te terhiqesh plotesisht, do te thote tu lesh dore te lire abuzuesve ne treg, te cilet minimalisht, ndihen te pa vezhguar, te pa hetuar, te pa ndeshkuar per abuzimet e tyre ne tregje;

Shqip, i nxit! E dyta, ne nje ekonomi tregu funksionale, konkurruese, cmimet vendosen nga kerkesa dhe oferta ne tregjet kombetare; Pra, cmimet ne ekonomine e tregut funksionale dhe konkurruese, nuk i caktojne dy, tre, kater, pese ndermarrje me sjellje te koordinuar dhe per te ruajtur fitimet e tyre.

Nese ne ekonomine e tregut, funksionale e konkurruese, cmimet nuk i cakton Qeveria, pa me te voglin diskutim nuk mund ti caktojne as kater pese private qe perdorin fuqine e tyre ekonomike per te deformuar tregun, vrare konkurrencen dhe ruajtur fitimet e tyre.

E treta, cmimet nuk caktohen ne protesta; eshte thelbesisht populizem te pretendosh se me protesta do caktosh cmime ne treg! Eshte po aq populizem sa, ne tregje te perqendruara e kontrolluara nga 4-5 ndermarrje, pa konkurrence, te thuash se duke ulur TVSH-ne do ulesh cmimet; Nuk ndodh, eshte e provuar se nuk ndodh.

Perkundrazi godet shtyllen me te rendesishme te te ardhurave, zeron mundesine per te perdorur instrumenta mbrojtes, kompesues, rimbursues ne shtresa te gjera qe goditen nga rritja e cmimeve!

Populizmi u provua qe nuk eshte zgjidhje! Liria dhe konkurrueshmeria ne tregje eshte ajo qe na duhet.

VO: eshte hipokrizi e madhe qe pasdite te protestosh kunder rritjes se cmimeve dhe, ne mbremje, ne emisionin tend eshte reklama e ndermarrjes qe shet produktet me cmimet e rritura!'-shkruan Braçe.

Ora 17:34
‘Me çfarë të ngrohem në dimër? Me dashurinë për shtetin tim?' disa nga pankartat e qytetarëve në protestën për rritjen e çmimeve

Me dhjetëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar për rritjen e çmimeve.  Me pankarta në duar dhe thirrjet “Shqipëria është e shqiptarëve", “ Poshtë diktatura, këtu vendim ne” qytetarët refuzojnë rritjen e çmimeve që janë të papërballueshme për rrogat dhe pensionet e tyre.

Ora 17:17
VIDEO/ Me flamurin e PD-së mbi supe, protestuesit largojnë simpatizantin demokrat: Vendos flamurin kombëtar

 

Një incident i vogël ka ndodhur në protestën që sapo ka nisur para kryeministrisë ditën e sotme, Aktivistë të shoqërisë civile nuk kanë lejuar një protestues i cili ishte mbuluar me flamurin e Partisë Demokratike në supe, duke i këkruar që të largohet, pasi nuk duan sipas tyre që të poltizohet protesta.

'Vër flamurin kombëtar, hiqe këtë ose largohu! Mos politizo protestën'- ishin thirrjet e disa prej të pranishmëve të cilët larguan qytetarin.

'Jam qytetar i lirë dhe nuk besoj se kjo përbën ndonjë të keqe, PD nuk përben asnjë të keqe. Roli i PD-së është të denoncojnë. Të rrisim qytetarinë e të bashkohemi bashkë.'- tha ai.

I.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku: 06/10/2021 19:24

    Po te shikosh fotot te gjithe keta jane ne forumet e PD.

    Përgjigju
    • Miku: 06/10/2021 20:53

      Po pse o bole ata te pd nuk paguajne drita,uje,buke, nafte si gjithe shqiptaret.Trushplari i partise.shko dil edhe ti se sdo kesh lek te shikosh liderin tend se sdo paguash dot drita njeri i mjere.

  • Pambuku: 06/10/2021 19:07

    A e doni shqiprine o “protestues” , shkoni punoni tokat (ai që i ka) me grure , me tershere, tulipan , fruta etj etj Etj , shiko fusha perendimore 1/10 eshte e mbjellë pjesa tjeter eshte tokë djerr, mos bëni si gjenial se fakti që shqipëria pjerdhet eshte faji i të gjitheve , i të pareve eshte faji politikes pastaj i zyrtareve dhe pastaj populli dhe fajin me të madh e ka injoranca!

    Përgjigju
  • Sara: 06/10/2021 17:21

    Kur popullit i arrin thika ne kocke nuk ka fuqi qe e ndal.Nuk luhet me buken e gojes.Shteti duhet te marr persiper gjith barren e kesaj rritje ndryshe e mori lumi ket vend.

    Përgjigju
  • Qeni: 06/10/2021 17:10

    Po ta kisha ditur do te merrja pjes edhe un, megjithate qeveritaret e dine shume mir qe ky popull nuk e ka piken e takatit per leket e bukes qe marrin si rroge, nuk e di pse duhet te injorojn kete gje

    Përgjigju
  • Klejdi: 06/10/2021 17:01

    TVSH 20% mbi ushqimin eshte nje krim i jashtzakonshem. Ne ka nje gje qe populli duhet te ngrihet ZGUPTHI ne kembe eshte ky taksim i neveritshem 20% dhe mungesa e prodhimit te brendshem. Ne Amerike ushqimi baze i paperpunuar nuk taksohet fare, ndersa cdo gje tjeter varjon nga 6% deri ne 8.85% por jo 20%!!! Dhe cdo gje eshte me e madhe, me e mire dhe me e lire edhe ne vlere absolute. U ngop Italiani, Serbi etj dhe gjithe mafjozat Shqiptar te import eksportit me leke.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 06/10/2021 17:00

    jo s'e s'eshte e drejte te protestosh, po mire mo trim, kush qeveri do te zgjidhi hallet financiare??? Se vetem dy grupe po zihent (PD, PS). Apo ne vend te veme vetualla te nxjerrim syte? Pastaj s'na the or trim Portokallak, c'fare sugjerimi ke ti qe te kontrollohen cmimet e bukes, elektrikut? Apo ti kthehemi komunizmit e tu delegojme prodhuesve se c'duhet te bejn!!! Na thuaj ndonje zgjidhje konkrete se per sherr e shamata te gjithe kan ide, po asnjerit s'i plas se c'fare duhet bere per zgjidhje!!!!!

    Përgjigju
  • Kosi: 06/10/2021 16:34

    Bravo per nismen, por ishalla nuk kemi Shqupin pas se Lyli ka nxjerre laskaret e vet organizojne protesta me pretekstin e radhes se per vete udheton ne Business Class cdo fundjave ne Holland. Bravo o popull por ishalla sjeni delet e radhes nga shqupi.

    Përgjigju
  • Eri: 06/10/2021 16:24

    Jam shume dakort te protestohet kudo per gjerat me elemtare,por nuk jam dakort te protestojne disa aktiviste politike si Lapaj dhe Pano Soko sic jane perfolur qe kane qene ish-drejtora.E dyta qe u kuptua shume qarte ishte shperndarja ne menyre te cuditshme ne te njejten ore qe kishte takimin Saliu ne Gjirokaster.

    Përgjigju
  • London: 06/10/2021 16:06

    Bravo kurre nuk edhte vone per te protestuar per te drejten minimale te jeteses boll mbas mitingjeve te ketyre horrave

    Përgjigju
  • Anila: 06/10/2021 15:35

    Bravo, ju lumte. Ju bej thirrje sa me shume qytetareve te thjeshte, pa perkatesi politike te dalin e te protestojne kunder kesaj qeverie te korruptuar.

    Përgjigju
    • @Anila: 06/10/2021 16:23

      Qytetaret duket se sapo e votuan kete qeveri. Qeverite nuk i tund protesta po vota. Po ketu s’ke kujt t’ja japesh, prandaj njerezit bejne sikur protestijne dhe qeverise nuk i bejne asgje

  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?



×

Lajmi i fundit

John

Në orët e pasdites pritet të rikthehen kthjellimet, si parashikohet moti për sot