Alejandro Sabella pas 13 Korrikut nuk do të jetë më trajner i ekipit të Argjentinës. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i trajnerit argjentinas duke sqaruar se çfarë do që të ndodhë në finalen e madhe që do të zhvillohet në ‘Maracana’ mes Argjentinës dhe Gjermanisë, Sabella ka vendosur që të largohet.

Tekniku 60 vjeçar e mori drejtimin e Argjentinës në vitin 2011 pas dështimit të Sergio Batista në “Copa America”. Sabella ka realizuar një paraqitje mjaft të mirë duke e dërguar Argjentinën deri në finalen e madhe në vendin që e urren më shumë se cilin do ekip tjetër në botë. Kështu, Sabella do të ketë edhe një tjetër motiv për të fituar Kupën e Botës përballë Gjermanisë të dielën në orën 21:00.

Ndërsa një tjetër lajm i keq vjen nga FIFA për Federatën Argjentinase të Futbollit, pasi është gjobitur me 250 mijë Euro për shkak se në 4 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në Botëror nuk ka nxjerrë asnjë futbollist në konferencë shtypi. Në ndeshjet me Nigerinë, Zvicrën, Belgjikën dhe Holandën trajneri Sabella ka qenë i vetëm në konferencë shtypi. FIFA e sanksionon saktë që trajneri duhet që të dalë në konferencë së bashku me një futbollit.


d.b/shqiptarja.com