Argjentina prezanton trajnerin e ri
Sampaoli: Ëndërr e bërë realitet

Argjentina prezanton trajnerin e ri<br />Sampaoli: Ëndërr e bërë realitet
Argjentina ka prezantuar edhe zyrtarisht trajnerin e ri Jorge Sampaoli i cili ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022.
 
Ish-trajneri i Seviljas në konferencën për shtyp ka deklaruar: “Për mua të jem trajner i Argjentinës është një ëndërr. E kisha këtë dëshirë dhe e realizova. Tani duhet të ndërtojmë një skuadër të denjë për historinë e futbolli argjentinas dhe iu them se kam më shumë se 100 futbollistë në vëzhgim. Kemi shumë vështirësi për tu kualifikuar në Botërorin e Rusisë por do t’i shfrytëzojmë mundësitë që kemi. Kjo skuadër përfaqëson 40 milionë argjentinas”, ka thënë Sampaoli që ka pasur një karrierë të suksesshme edhe në drejtimin e Kilit.
 
Trajneri i ri ka dy fjalë edhe për yllin e skuadrës Leo Messi: “Jam përballur shumë herë me Messin dhe duam që lojtari më i mirë në botë të jetë i lumtur edhe në Kombëtare”, e mbyll Sampaoli.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator