Argjentina shkarkon trajnerin pas 8
ndeshjeve për rezultate të dobëta

Argjentina shkarkon trajnerin pas 8<br />ndeshjeve për rezultate të dobëta
ARGJENTINE-Trajneri i skuadrës së kombëtares Argjentinase është shkarkuar nga detyra e drejtuesit të skuadrës.
 
Edgardo Bauza u konfirmua një javë më parë, por shkarkimi i tij erdhi pas një mbledhjeje të zhvilluar nga drejtuesit e Federatës dhe agjentit të trajnerit.
 
Aventura e 59-vjeçarit mbyllet pas 3 fitoresh në 8 ndeshje zyrtare, periudhë gjatë së cilës është kritikuar për lojën që nuk ka bindur kurrë, kualifikimin në Botërorin e ardhshëm që është vënë në rrezik dhe një seri grumbullimesh që kanë gjeneruar polemika si për shembull një ftesë e munguar për Icardin.
 
Ish-trajneri pritet të marrë 1 milionë e 300 mijë dollarë si dëmshpërblim për zgjidhjen e kontratës.
 
Kandidati kryesor për zëvendesimin e tij mbetet Jorge Sampaoli që mund të lirohet nga marrëveshja me Sevillan një vit para përfundimit duke paguar një dëmshpërblim prej 1.5 milionë eurosh.
 
Në të njëjtën kohë nuk mungojnë edhe zërat se Argjentina mund të bëjë një tentativë edhe me Diego Simeonen, një emër që do ti kënaqte të gjithë, edhe pse misioni për të duket i pamundur.
 
Vetë Simeone ka bërë të ditur se pavarësisht se e ngacmon ideja për të drejtuar Argjentinën kjo është një mundësi për një periudhë pas disa vitesh pasi në të ardhmen e afërt ka plane të tjera duke preferuar punën e përditshme në nivel klubesh.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)