Argjentinë/ Të burgosurit në greve urie: Duam të shohim Mesin

Argjentinë/  Të burgosurit në greve urie: Duam të shohim Mesin

Lionel Mesi

Futbolli është gjë e shenjtë në Argjentinë dhe këtë e kupton më së miri me atë që po ndodh në këtë vend vetëm pak ditë para debutimit të Argjentinës në Botëror. Në një burg në qytetin e Puerto Madryn (rreth 1300kilometra në jug të Buenos Aires), një grup të burgosurish kanë planifikuar të nisin një grevë urie, pasi nuk do t’u lejohet që të shohin Botërorin 2018 në televizor. Sipas gazetës “Diario Jornada”, të burgosurit janë ankuar se policët e burgut i ka prishur me qëllim prej disa ditësh antenat televizive dhe ata nuk mund të ndjekin ndeshjet në qelitë ku janë vendosur TV-të.

Situata është tensionuar ndjeshëm pasi ata nuk mund të shohin dot debutimin e Lionel Mesit në fundjavë në Botëror. Në kërcënimin e tyre, që e kanë dërguar në media të ndryshme në Argjentinë, ata kanë cilësuar ndjekjen e ndeshjeve si “një e drejtë themelore”. Kërkesa i është dërguar edhe një gjykatësi, por ai e ka refuzuar vënin në dispozicion të antenave të reja.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen