E bujshme! Messi i ka komunikuar Barçës që dëshiron të largohet menjëherë

E bujshme!  Messi i ka komunikuar Barçës që dëshiron të largohet menjëherë

Si fillim lajmi i parë erdhi nga Argjentina dhe gjeti gjithnjë e më shumë konfirmime: Lionel Messi i ka komunikuar Barcelonës qëllimin për të lënë menjëherë klubin Blaugrana. Portali argjentinas TyC Sports së pari e raportoi atë, më pas thashethemet u morën nga mediat spanjolle dhe disa informacione katalanase brenda Barcelonës. Rac1, një radio shumë afër Barcelonës, gjithashtu siguron që klubi ka konfirmuar pranimin e kërkesës. Takimi  me trajnerin e ri Ronald Koeman, nuk i largoi zërat që e shikonin atë larg Camp Nou dhe përçarjeve që ai ka me presidentin Bartomeu.

Tashmë në bisedën me Koeman, Messi kishte thënë se ndjehej "më shumë jashtë sesa brenda Barçës".Tani vendimi i tij ka arritur në klub përmes një fax, një mjet i përdorur për dërgimin e dokumenteve zyrtare, i përdorur gjerësisht në Spanjë. Messi do të përdorte klauzolën që i lejon atij që në mënyrë të njëanshme të ndërpresë kontratën në fund të çdo sezoni, në këtë rast para se të fillojë sezoni 2020-21. Një klauzolë që gjithashtu do ta lejonte atë të largohej falas (pa ndonjë blerës, pra, duke pasur nevojë të paguante 700 milion klauzolën e lëshimit). Problemi është data: Messi ka mundur ta çlirojë veten në zero deri më 31 maj, por tani pretendon se pandemia e koronavirusit dhe zgjatja pasuese e sezonit 2019-20 e kanë shtrirë atë kufi deri më 31 gusht. Barça, nga ana tjetër, është i bindur se komunikimi duhet të kishte mbërritur më së voni deri më 10 qershor: një deklaratë zyrtare pritet së shpejti.

r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor