Arianit Çela, prokurori gjakatar
i regjimit dhe lidhja me fashizmin

Arianit Çela, prokurori gjakatar<br />i regjimit dhe lidhja me fashizmin
Kjo foto që demonstron kërcënim dhe forcën e diktatit  tregon prokurorin Arianit Çela  në gjyqin e jezuitëve me 18 shkurt 1946 në momentin e dhënies së pretencës, në të cilën ai kërkoi dënimin me me vdekje të 11 të akuzuarve.

Në ato ditë të frikshme gjyqesh, ku dënimet me vdekje jepeshin me kaq pasion e egërsi, Arianit Çela dhe prokurorë e gjykatës së tjerë gjakatarë si ai e kishin kthyer në refren akuzën për bashkëpunim me nazi-fashistët, e me atë akuzë të rëndë kërkonin dhe jepnin çdo ditë dënime me vdekje.

Por 70 vjet më vonë nga arkivat dalin dokumente që e shumëfishojnë dhimbjen për mijëra viktimat e komunizmit, pasi pikërisht ata persekutorët që akuzonin dhe jepnin vendime me vdekje, kishin aderuar vetë në partinë fashiste apo kishin shfaqur kërkesën për të qenë pjesë e administratës fashiste. 

Arianit Çela, një prej prokurorëve më të egër të regjimit komunist, sipas një dokumenti të publikuar këto ditë nga studiuesi Kastriot Dervishi kishtë kërkuar me përulje të punësohej si jurist në administratën fashiste.   

Ja si e prezanton dokumentin studiuesi Kastriot Dervishi.
“Në vitin 1941, Aranit Çela në vend që të merrte armët e të luftonte okupatorin që kishte zaptuar vendin, bënte kërkesa për t'u përfshirë në administratën e pushtuesit. Kjo është kërkesa që Aranit Çela i bën Ministrisë së Drejtësisë për të marrë pjesë në konkursin e nënsekretarëve gjyqësorë. Kërkesën e ka shkruar me seriozitet maksimal, madje nuk ka harruar të shënojë as vitin e 19-të fashist. Sipas të dhënave të tjera, nuk rezulton që Çela të jetë shpallur fitues në këtë konkurs. Nëse do kishte fituar, do regjistrohej menjëherë në Partinë Fashiste. Megjithatë, Aranit Çela ia doli të bëhej prokuror e gjykatës, pa pasur pikën e turpit të akuzojë kot më kot si "fashistë" e "tradhtarë" qindra e qindra kundërshtarë të regjimit komunist”.
 
Nexhmije Hoxha anëtare e partisë fashiste

Për lexuesit do të sjellim në vëmendje edhe dy dokumente më të hershme publikuar prej studiuesit Dervishi, që implikonin vetë nexhmije Xhuglinin, (pak vite më vonë bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha) si aderuese në partinë fashiste.  

Dokumentet arkivore mbi marrëdhënien e Nexhmije Hoxhës me administratën fashiste në vitin 1941, hapën shumë diskutime dhe impakti që i madh, por me gjithë kundërshtimet ishte i pakundërshtueshëm fakti i marrëdhënies së faj me rininë dhe administratën fashiste.

Po ashtu e interes ishte edhe foto e një grupi djemsh në një aktivitet të rinisë fashiste në vitin 1940, ku studiuesi dervishi ka veçuar njërin prej tyre që e ka identifikuar me sekretarin personal të Enver Hoxhës gjatë gjithë viteve të sundimit të tij.

Diskutimet publike pas këtyre botimeve ngrenë shumë pikpyetje dhe zemërim sot për gjithë ato procese hetimore e gjyqësore, ku u torturuan, vdiqën nëpër burgje apo u pushkatuan me mijëra kundërshtarë të rejgimit të hoxhës  me akuzën për bashkëpunim me nazi-fashistët, kur vetë persekutorët kishin qenë  kaq të  zellshëm ndaj doktrinës fashiste.

prokurori famekeq

prokurori famekeq

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare