Një pamje mahnitëse është filmuar në hyrje të Pukës nga një qytetar.

Teksa ky i fundit ishte duke ecur me makinë dy arinj i kanë dalë përpara.

Siç duket edhe në pamje arinjtë kanë qëndruar për disa çaste në rrugë dhe më pas kalojnë barrierat mbrojtëse duke hyrë me shpejtësi në masivin pyjor.