Arkeologët francezë zbulojnë trupat
e ushtarëve të Luftës së I-rë Botërore

Arkeologët francezë zbulojnë trupat<br />e ushtarëve të Luftës së I-rë Botërore
Falë punës kërkimore të arkeologëve është gjetur dhe një ndër varret e shumta të ushtarëve të Luftës së I-rë Botërore në veri lindje të Francës. Në këtë projekt për gjetjen e llogoreve dhe tuneleve ku janë varrosur qindra e mijëra ushtarë, janë bashkuar dhe shumë vullnetarë për të nxjerrë trupat e të rënëve gjatë periudhës së luftës. Kjo zonë, që shtrihet mes rajonit të Champange dhe Argones, ka qenë një pikë e rëndësishme strategjike ku janë zhvilluar luftime të shumta dhe kanë humbur jetën shumë ushtarë nga të dy frontet, si ai Francez, ashtu dhe ai Gjerman.

Arkeologjisti dhe kuratori Yves Desfosse është marrë me këtë projekt gjatë gjithë fazave të tij, që nga zbulimi deri në nxjerrjen dhe studimin e 9 trupave të gjetur deri më tani, që prej vitit 2012-të. Ai tregon se qëllmi i tyre është të studiojnë jo vetëm kombësinë e ushtarëve por dhe moshën, gjendjen e tyre shëndetësore, përmasat fizike etj. Gjatë analizimit të këtij ushtari gjerman të paidentifikuar ai shpjegon se mosha e tij është rreth 20-25 vjeç dhe shprehet se afërsia e luftës së parë botërore, që ka ndodhur vetëm 100 vite më parë e bën detyrën e tyre më të vështirë dhe të ndjeshme.

Këta ushtarë kanë një identitet, mund ti shohësh në fotografi dhe familjarët e tyre ende i kërkojnë, ndaj ata përpiqen të jenë sa më të saktë me të dhënat.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë

Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë