Arkeologët francezë gërmime të reja në Apoloni, në gjurmët e hershme të qytetit ilir! Dimo: Kanë nxjerrë në pah gjurmët e një tempulli

Porta verilindore e qytetit historik antik është misioni i radhës i projektit kërkimor francez i cili ka nisur gërmimet e reja arkeologjike në parkun kombëtar të Apolonisë ilire. Me nismë të Institutit Arkeologjik të Shqipërisë, projekti francez synon të zbulojë të dhëna të fazave të ndryshme të zhvillimit të murit fortifikues të qytetit antik i cili daton në shekujt e periudhës klasike helenistike.

Për arkeologun pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Arjan Dimo, gërmimet e sapo nisura janë në vazhdën e zbulimeve të bëra deri më sot në Apoloni.

“Gërmimet janë vazhdim i një projekti të nisur pranë portës veri-lindore të qytetit ku si synim është identifikimi i fazave të murit rrethues si edhe të elementëve të tjerë datues, të cilët lidhen me një nga hyrjet në qytetin antik. Natyrisht që ky si projekt është në vazhdim dhe është për të nxjerrë të dhëna të reja shkencore në lidhje me zhvillimin dhe historinë e qytetit antik të Apolonisë”, tha Arjan Dimo. 

Gërmimet e para sipas arkeologut Dimo kanë arritur të nxjerrin në pah gjurmët e një tempulli që i përket zonës së Temenosit, prej kohës së qytetërimit ilir ndërsa punimet pritet të zgjasin për rreth një muaj.

“Gërmimet kryhen në një nga portat e qytetit antik, portës verilindore që njihet si porta hyrëse midis zonës së Temenosit, zonë së shenjtë të qytetit dhe akropolit të qytetit. Tani po vazhdon gërmimi për identifikimin e fazave apo stratigrafisë së ndërtimeve të tempujve”, shprehet ai.

I ndodhur 12 kilometra larg qytetit të Fierit, qyteti antik i Apolonisë, gjurmët e para të të cilit i përkasin shekullit IV para erës sonë, besohet se deri më tani është zbuluar prej arkeologëve vetëm 20% të tij.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë