Në amfiteatrin e Durrësit kanë filluar të martën sondazhet, që synojnë zbulimin e elementeve të arenës ende të mbuluar, si dhe lidhjen me kodrën ku është mbështetur një pjesë e monumentit.
Drejtori i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohito tha për BIRN se sondazhet po realizohen nga firma “Altea & Geostudio 2000”. Leja e ministrisë së Kulturës ka mundësuar punimet e firmës së licensuar për ndërhyrje të këtij lloji – tha Ramohito.
Specialistë dhe arkeologë po ndjekin nga afër punën që po kryhet në pjesën qendrore të amfiteatrit.
Ky është hapi i parë për zbatimin e projektit afatgjatë për hapjen e plotë të amfiteatrit të ndërtuar në shek II pas Krishtit. Projekti për hapjen e plotë të amfiteatrit si dhe për rehabilitimin e plotë e zonës qendrore të Durrësit u bë i njohur dy vjet më parë.
Bashkia e Durrësit, ministria e Kulturës dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim AADF po bashkëpunojnë për zbulimin e plotë të monumentit më të madh që është gjetur deri tani në vendin tonë.
Amfiteatri i Durrësit u zbulua në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi. Gjatë ekspeditave verore 1966-1970 u zbulua rreth 2/3 e monumentit, që ishte ndërtuar në periudhën e perandorit Trajan. Për hapjen e shkallareve dhe galerive autoritetet e kohës urdhëruan në pak javë prishjen e 33 shtëpive dhe transferimin e 50 familjeve, të cilat, pa e ditur, kishin banuar mbi një vepër monumentale 1900-vjeçare.
Megjithë kërkimet arkeologjike në hapësirën e amfiteatrit, në më shumë se 50 vjet nuk ka patur asnjë ndërhyrje me synim zbulimin e elementeve të tjerë të rëndësishëm. Projekti që pritet të zbatohet ka nisur me shpronësimet dhe kompensimet e familjeve që banojnë në pjesën veri-lindore të amfiteatrit.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nipi i ish-deputeti Rraja theu arrestin në shtëpi për kokainën që iu gjet në makinë, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli
23 Janar, 10:42
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Durrës/ Tentoi të vriste me armë një person pas një sherri, vihet në pranga 30-vjeçari
22 Janar, 09:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14
-
Durrës/ Kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar, arrestohen 3 persona! I sekuestrohen 3 makina, kallashnikov, pistoletë dhe një radio e lidhur me policinë e Durrësit (EMRAT)
21 Janar, 10:15
-
Eventi i madh i Manchester City, Shqipëria përfaqësohet në Abu Dhabi me 'Dyrrah Cityn'! Mundësi për talentet e rinj
20 Janar, 15:15
-
Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Automjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen
20 Janar, 10:21
-
Durrës/ Dy vetura përplasen tek ish-‘Këneta’, përfundon në kanal mjeti ku udhëtonin 2 të mitur! Tre të plagosurit në spital (VIDEO)
19 Janar, 18:27
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
17 Janar, 14:08
Kur jetoja ne Shqiperi gjate viteve 90'disa miq turiste te huaj kishin vizituar amfiteatrin midis te tjerave dhe me treguan te shqetesuar se si banoret e atyshem merrnin gure nga amfiteatri per t'i perdorur per banesat e tyre qe i ndertonin perreth.U treguan me takt,se shume mire mund te kishin perdorur shprehjen e duhur per fenomenin-vjedhje,shkaterrim i qellimshem.Nuk e di nese ky vandalizem vazhdoi,apo nese inst.i arkeologjise dhe min.e kultures kane mbajtur ndonje raport te dokumentuar me hollesi per demet e bera gjate ketyre viteve ne kete dhe monumente te tjera.
PërgjigjuMë në fund u kujtuat. Amfiteatri i Durrësit është më i madhi në Ballkan dhe ndër më të mëdhenjtë në mesdhe.
PërgjigjuDurresi qendra antike jona
PërgjigjuDyrrahium Caput mundi!Epp Colloseum i Durazzo duhet të dalë në dritë, të mirëpresë vizitorë e turistë! Duhet një si Musolini në kohën e vet që nxorri në Dritë Fuori imperiali në Romë!
PërgjigjuEh shyqyr qekan kujtuar me ne fund per dicka qe mund te sjelle turiste e jo per beton e shkaterrim natyre sic e kane zakon!
Përgjigjumos lejoni te ndertohet asgje ne durres mor maskarenj,,ne te gjithe durresin ka ndertime antike poshte 1-5 m thellesi....ju vrafte zoti mor pisa,,,bota ku ti gjeje rrenojat antike,,ne i kemi dhe nuk i nxjerrim ne drite.....
Përgjigju