ARKEOLOGJI – QIPRO – Zbulohet një teatër antik 2 000-vjeça


NIKOZIA, 7 nëntor /ATSH-AFP/ - Një ekip arkeologësh australianë zbuloi në Qipro një teatër të shekullit III para Krishtit, struktura më antike e këtij lloji në këtë ishull të Mesdheut, sipas departamentit qipriot të Antikitetit.
"Ekipi australian zbuloi teatrin më të vjetër të Qipros, një strukturë e përdorur për spektakle për gjashtë shekuj e gjysmë, nga viti 300 para Krishtit deri në shkatërrimin e tij gjatë një tërmeti në vitin 365", deklaroi dje departamenti i Antikitetit në një komunikatë.
Gërmimet u zhvilluan nga misioni arkeologjik australian i Universitetit të Sidneit në zonën e teatrit greko-romak të Nea Paphos (jugperëndim), i cilësuar nga UNESCO-ja si trashëgimi botërore./ /G.S/  a.jor.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social