Arkeologji, Sejdini: Do të ndihmoj
për zbulimin në Elbasan

Arkeologji, Sejdini: Do të ndihmoj<br />për zbulimin në Elbasan
ELBASAN- Pak kohë më parë në afërsi të sheshit të Namazgjasë në Elbasan u zbuluan rastësisht rrënojat e një muri, që sipas arkeologëve i përket periudhës osmane.

Pas verifikimeve të para të tyre, rezultoi se rrënojat janë pjesë e një muri kalaje dhe po studiohet teza e lidhjes së tyre me kalanë në qendër të qytetit të Elbasanit. Zbulimi u bë rastësisht gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Thoma Kalefi” në qytetin e Elbasanit dhe për këtë u njoftua edhe Ministria e Kulturës.

Pas një studimi që bën specialistët, duke e konsideruar zbulimin të rëndësishëm, kryebashkiaku Qazim Sejdini nga ana e tij e ka cilësuar atë si “një tjetër gjurmë të rëndësishme të lashtësisë së këtij qyteti”. Sipas tij,”do të bëhet gjithçka e mundur që ky zbulim të jetë sa më i plotë, për të hedhur dritë rreth mistereve që mban në vetvete ky zbulim i rastësishëm”.

Shkrimi u publikua sot në gazetën “Shqiptarja.com”
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)