Arkitekti i njohur i rigjallërimit të hapësirave publike inauguron zyrën në Tiranë

Arkitekti i njohur italian Stefano Boeri, një nga arkitektët kryesor të planit Urbanistik të Tiranës, me projektet e tij të shumta i ka dhënë kryeqytetit  një perspektivë tjetër zhvillimi.

Tashmë, arkitekti i famshëm ka inauguruar dhe një studio në Tiranë, me anë të së cilës synon rigjallërimin e hapësirës publike, zhvillimin e një sistemi të pyllit orbital rreth e qark Metropolit dhe shfrytëzimin e hapësirave të lira të tokës.

Projekte ambicioze, që reflektojnë dëshirën e madhe për ndryshim.

1556970345_stefanoboeri.jpg

Foto nga inaugurimi i zyres ne Tirane

Për arkitektin Italian, Tirana ka elementë të së ardhmes Evropiane, dhe mund të bëhet një pikë e rëndësishme referime. Një nga projektet më të rëndësishme të ideuara së fundmi nga arkitekti Boeri, është ndërtimi i tre shkollave  në Master Planin e Tiranës. Këto tri projekte arkitekturore inovative kushtuar arsimit parauniversitar, do krijojnë rrugën kulturore si një sipërmarrje të hapur shoqërore.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan