Një qytet i ri ‘Made in Italy’ do të ndërtohet përgjatë Lumit të Tiranës

Një qytet i ri ‘Made in Italy’ do të ndërtohet përgjatë Lumit të Tiranës

Gazeta italiane ‘Il Sole 24 ore" ka botuar një shkrim të zgjerua mbi masterplanin e zhvillimit të lagjes së re pranë Lumit të Tiranës.

Tirana Riverside’ është emri i lagjes së re që do të ndërtohet përgjatë Lumit të Tiranës dhe do të ndryshojë fytyrën e një zone të madhe të kryeqytetit shqiptar, një lagje pararojë përsa i përket metodës së ndërtimit.

Masterplani i krijuar nga arkitekti Stefano Boeri së bashku me ‘SON-Group’ kanë ridizenjar një sipërfaqe prej 29 hektarësh në veri të Tiranës, me parqe të mëdha dhe kopshte të gjelbërta në të cilat ‘janë zhytur’ rreth dyzet ndërtesa kryesisht banimi. Prej këtu fillon arteria kryesore e qytetit, Bulevardi - i shtrirë në një gjatësi prej 1.2 kilometra dhe që përfundon në Sheshin Skenderbej, një shesh që mban gjithë shenjat e historisë, që kur u zgjerua në mes të viteve 1920 dhe 1930 nën diktaturën fashiste të Mbretërisë së Italisë dhe që më pas u pasuruan me monumente dhe teatro.

"Ne hartuam masterplanin e Tiranës në vitin 2014 me një seri fushash zhvillimi duke përfshirë ato që do të jenë objekte të rizhvillimit – është shprehur për gazetën italiane “Il Sole 24 ore” Stefano Boeri. “Projekti lindi si ide për të projektuar shtëpi për personat e zhvendosur të tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Edhe pse tërmeti goditi më shumë Durrësi, në Tiranë shumë shtëpi janë në rrezik shembje dhe mjaftueshëm për të hipotezuar se do të prishen”. Në lagjen e re do të strehohen, 1500 familje të zhvendosura nga tërmeti si edhe banorë që kanë jetuar deri më tani në zonë dhe që kanë ndërtuar abuzivisht si dhe çifte të reja.

“Nga katër projektet në zhvillim, i yni ishte i pari që u realizua dhe që do të fillojë nga puna e realizimit - theksoi Boeri . “Do të strehojë rreth 13 mijë njerëz. Ne kemi zgjedhur të krijojmë një lagje inovative, me përparësi, duke u përqëndruar në efikasitetin e energjisë dhe vetë-mjaftueshmërinë, ‘lëvizje vetëm elektrike’ në lagje dhe një seri masash në përputhje me një botë pas Covid-19. Ne kemi menduar shumë mbi idenë se si blloku i ri i lagjes duhet të funksionojnë, si një grupim ‘fshatrash’ brenda të cilave do lëvizet vetëm me këbë dhe bicikletë. Për të gjitha këto arsye, lagjia do të ketë të gjitha teknologjitë e një Smart City, qyteti të zgjuar, që përgjigjet situatës post-pandemike, me apartamente që do të kenë një lloj verande si një hapësirë ​​takimi, një dhomë shtesë për emergjenca, si përshembull për izolimin e një pacienti infektues, dhe shumë hapësira të jashtme. Çatitë e gjelbra do të bëhen një lloj ‘fasade e pestë’ - thotë Boeri - ku do të vendosen sisteme fotovoltaik kurse oborret mund të jenë si dikur, streha të zhvillimit të artizanatit. Përreth parqeve do të ketë pista të dedikuara për biciklistët kurse aktivitetet tregtare do të zhvillohen të gjitha në ambiente të hapura”.

Masterplani ka të projektuar edhe kulla edhe ndërtesa më të ulëta.

Drejtuesja e projektit, Francesca Cesa Bianchi thotë se "Për të patur një përzierje funksionale do të ndërtohen edhe një shkollë fillore dhe e mesme, një universitet, një kishë dhe një xhami. Projekti parashikon krijimin e tre poleve të mëdha, në qendër dhe në pjesë të tjera të zones, aty ka do të ndërtohen komplekset e ndërtesave. Në të gjithë zonën do ketë 400 mijë metra katrorë ndërtime”

Arkitekti Stefano Boeri u shpreh gjithashtu se "Tirana përfaqëson një nga realitetet më të përparuara në fushën e planifikimit dhe qendrueshmërisë urbane, dhe ne jemi të lumtur që kemi mundësi të kontribuojmë, edhe një herë, në planifikimin e së ardhmes së Tiranës".

Kryeministri Edi Rama tha për ‘IlSole24ore’ se "Realizimi i projektit është mbështetur me fonde të qeverisë shqiptare, Komunitetit Europian dhe donatorëve ndërkombëtarë, përfshirë Italinë”.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka theksuar se “Vlera e projektit është rreth 250 milion euro, duke pasur parasysh që ndërtesat në Shqipëri kanë kosto rreth 400 euro për metër katror”. “

Me ndërhyrjen e individëve privatë, vlera e projektit mund të rritet më tej - shpjegon kryetari i Bashkisë. Tërmeti krijoi mundësinë për të ndërtuar një lagje të re të integruar, me rreth 3 mijë apartamente, ku do të jetojnë njerëz që kanë humbur shtëpitë e tyre për shkak të tërmetit, por edhe çifte të reja për të cilët ne paguajmë interesin e hipotekës si bashki".

Me miratimin në Këshillin të Ministrave, tenderuesit do të fillojnë të kontraktojnë punimet e loteve të ndryshëm për kompanitë e ndërtimit. Në këtë faze do të përfshihen arkitektë të rinj shqiptarë që do të kujdesen, me mbikëqyrjen e studios Boeri, për projektet e ndërtesave individuale. Përveç Masterplanit, studioja e Boeri-t do të merret edhe me hartimin e udhëzimeve për ndërtesat individuale, duke patur parasysh edhe zhvillimin aktual në terren, duke riaktivizuar ekonomitë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare.

‘Tirana Riverside’ është lagja e parë në Evropë e krijuar në marrëveshje me qeverinë dhe bashkinë. Masterplani, i krijuar për një zonë me pronësi publike, paraqet projektin më të madh të rigjenerimit urban të konceptuar ndonjëherë, duke promovuar një përzierje funksionale dhe sociale për të akomoduar kultura dhe prejardhje të ndryshme.

Ekipi ndërkombëtar i projektit, ka përfshirë gjithashtu studion gjermane ‘Transsolar KlimaEngineering për qëndrueshmëri, ‘MIC-Mobility’ në zinxhirin për lëvizshmërinë, ‘ESA’ për bimët dhe pemët që do jenë pjesë e projektit dhe ‘SCE’ për hartimin dhe llogaritjen strukturore.

Agronomia dhe arkitektja e peizazhit, Laura Gatti është kujdesur për gjelbërimin publik dhe privat, të shpërndarë në zonat e përbashkëta, në sipërfaqet vertikale dhe në çatitë, të konsideruara si hapësira të gjalla të afta ‘për të pritur’ specie të shumta bimore, në zonat e parqeve, objektet sportive dhe ato të kohës së lirë, kopshtet e çative dhe urat e këmbësorëve.

Pas hapave të miratimit të projektit, në muajt e parë të verës pritet të fillojnë punimet me qëllimin që brenda 12 muajve të jenë gati banesat e para, duke iu garantuar familjeve hapësira të hapura dhe të gjelbërta me standardet e reja të planifikimit urban.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leze: 14/11/2020 08:10

    Pershendetje mos bani rreklama ,e si perfundim doni te shfritezoni popullin dhe familjet per tu marr edhe ate qope toke qe e kan bler me shum mundime qe te mos ken probleme, Shfritezoni perpara tonat dhe objektet e rrethuara shteterore se i keni ber private dhe po i rubano per interrnet tuaja, nuk po e leni privatin e varfer as te marre fryme, sepse edhe aty po i futeni hundet , me sistemuar lagjen tek toka e familjateve te ndreshem.... rregulloni bregun e Lumit e mos i shkaterroni familjet qe kan 20 se po ndretojn me kurbet e me shum sakrifica pa ju kerkuar asnje ndihm Bashkise as Shtetit.. Hapni muret dhe rrethimet e Politikaneve qa jan afer brrgut te lumit , deve aty keni tok boll per popullin qe esht pa shtepija ( mos kerkoni me i marr edhe shpirtin familjeve te ndershme se vjen nje koh e ju mbetet ne fyte) flm

    Përgjigju
  • ani: 01/07/2020 00:42

    pyetja ime eshte: sa lek ka futur ne xhep lali leku per kete projekt zdroms?!

    Përgjigju
  • lleshi: 30/06/2020 17:25

    KAMZA DHE PASKUQANI-BABRRUJA duhen shembur totalisht ,,,dhe te ndertohet aty disa fabrika riciklimi dhe nje pike perpunimi inertesh,,,aty te vendosen biznese te medha fason ,,,dhe magazina te medha,,,,dhe ajo fabrika e ziftit te vendoset ne kamez jo ne krrabe,,,e gjithe zona duhet bere rrafsh,,,A NDIGJON O ERION VELIAJ ,,DUHET BERE RRAFSH MASKARALLEKU DHE ILEGALITETI...PASI TE PRISHEN GJITHCKA TE BEHET RRUGA E RE ME TRE KORSI ,,AUTOSTRADE PER NE FUSHE -KRUJE...

    Përgjigju
  • Italian: 29/06/2020 15:34

    Erdh' Taliani, erdh taliani, me pallate te medha, I kish lyer me jeshile, qe mos i njihnim na! Ne leter dhe pallatet behen jeshile. Duhet te jete beton bio. Do kenaqen shqipot me nje tjeter xhungel urbane. Hasell, une them ta lyejne gjithe TR me jeshile qe mos dallohet nga ajri.

    Përgjigju
    • Shqipo: 30/06/2020 07:53

      Te pelqen me shume ashtu sic eshte tani ajo zone, me germadha e ferrishte?

  • Go go Tirana: 29/06/2020 14:24

    Tirana anes lumit, duket nje projekt shume i mire per tu besuar. Nese parate dhe arkitekti behen bashke, ska asgje te pamundur. Na duhet nje lagje e re. Edhe ne shtete te tjera europiane funksionon kjo. Lagjia e re sjell nje bum ekonomik, me vende te reja pune, eshte si nje magnet per bleresit qe duan te vizitojne ambiente te bukura dhe dyqane te reja. Nderkohe do i jape frymemarrje zonave te mbipopulluara, duke e ndare proporcionalisht vemendjen e vizitoreve, jo vetem ne qender, por edhe ne zona te zhvilluara larg qendres se Tiranes. Shpresojme ta shikojme te realizuar shume shpejt kete projekt.

    Përgjigju
    • Llazi: 29/06/2020 18:30

      I vjen pak era tek lana

  • Beni: 29/06/2020 13:54

    Sot pashe erionin ne inspektim ne kombinat,,po cfare rrugesh duhet tu besh atyre o erion,,,para se te besh rruge aty o erion duhet te shembesh 70-80% % te shtepive aty,,te bera pas 1990,,ato shtepite e shentuara me blloqe,,te vjen zor e turp kur e shikon si eshte katandisur kombinati dhe periferia e tiranes ne pergjithsi....

    Përgjigju
  • hasko petrogjoni: 29/06/2020 13:04

    Qe nga emri, “Tirana Riverside”, duket si nje plan mashtruesash, qe duan te shesin projektin e tyre me nje emer banal ne anglisht. Nuk i vikan dot emer ne shqip, rezilet. Mashtruesat e rendomte dhe krimi i organizuar ne Shqiperi e kane huq te keq qe objektet qe ndertojne pa leje e me le leje t’i quajne me emra te sterlodhur ne anglisht, italisht. Kjo tregon se sa pa identitet jane zgerropet qe kane ne dore fatet e Shqiperise sot.

    Përgjigju
  • Spartak: 29/06/2020 12:23

    Italija eshte i vetmi vend qe ka ndertuar Shqiperin, qe ne lashtesi evazhdon akoma. Shqiptaret nuk e ndertuan kurr vendin e tyre. Ndersa Turqit, Serbet dhe Greket e shkartuan hitorikisht dhe vazhdpjn akoma perpjekjen per ta eleminu Shqiperin. Patjeter me ndihmen e Rames i cili eshte me antishqiptare es cdo njeri ne bote.

    Përgjigju
    • debil i lindur: 30/06/2020 08:03

      antishqiptar??sa vjec je ?15?? sa debila ka kjo toke/??

  • redi: 29/06/2020 11:51

    Shume nire qe Tirana po eksperimentohet me lagje moderne por si gjithmone problemi ne Shqiperi eshte kosto e larte dhe cilesia e punineve .Te gjirha ndertimet infrastrukturore jane te domosdoshme, dhe PPP me teper kritikohen per koston e larte, dhe jo pse po ndertohen keto vepra.Historia e sho perdorimit te fondeve publike eshte gangrena e 30 vjeteve demokrature .Te kursesh parat publike eshte te ndertosj te ardhmen e sigurye per shtetasit tuaj.Por jo ne Shqiperi korrupsioni shteteror e ka rrjepur kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Pyetja e Adit

Edison Ypi: Pyetja e Adit