Arkitekti danez, mjaft i njohur ndërkombëtarisht Bjarke Ingels, ka projektuar një vepër mjaft të bukur, që do të përfaqësohet në festivalin “Burning Man 2018”, që organizohet në Nevada, nga 26 Gushti më 3 Shtator.
Bëhet fjalë për një disk i rrumbullakët, i quajtur “The Orb”, që do të sjellë një reflektim në shkallën 1:500.000 të Tokës. “The Orb” do të ketë një diametër prej rreth 25 metrash dhe do të vendoset mbi një këmbë çeliku prej rreth 32 metrash.
Kompania që mbështet arkitektin Ingels ka gjetur tashmë fondet e mjaftueshme për të paguar 2500 orët që duhet për ndërtimin e mega-skulpturës dhe blerë rreth 30 ton çelik.
Pak ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota në favor projektligjin që do t’i hap udhë ndërtimit të një teatri të ri. Godina e re u prezantua nga vetë 43 vjeçari më 12 mars të këtij viti.