Kinë - Një arkitekt është duke u përpjekur për të përfunduar një kopje të kryeqytetit francez në një qytet të Kinës lindore. Në Tianducheng, ndërtimi i kopjes së Parisit filloi në vitin 2001, ku në qendër të saj u ndërtua një kopje e Kullës së Eifelit, 108 metra e gjatë.
Residencat me arkitekturë franceze mbulojnë një sipërfaqe prej 500 mijë metra katror, të kompletuar me skulptura e shatërvane. Madje nuk është harruar të ndërtohet edhe momumenti i famshëm i Harkut të Triumfit.
Një qytetar, i cili banonte në këtë zonë që prej 3 muajsh e vlerësoi si “aromë evropiane” duke shtuar se ky vend ka një stil të ngjashëm me atë Parisit ku romanca dhe relaksi nuk mungojnë.
Tianducheng është nga nje nga qytetet e shkretuara kineze, për të cilët analistët thonë se është një dëshmi e dobësimit të sektorit të shitblerjes së pronave.
Dhe për këtë, në kuadër të procesit të përshpejtuar të urbanizimit, qeveria qendrore ka në plan të ndërtojë qendra të vogla urbane larg nga qytetet e mëdha të vendit , ku shumë prej tyre janë kopje të atyre evropiane.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com