TIRANE - Prishja e murit të Pallatit të Brigadave dhe ndërtimi i tij në një vend tjetër përbën shkelje ligjore. Kështu është shprehur sot për Shqiptarja.com arkitekti Artan Shkreli.

“Ligji parashikon së asnjë objekt me rëndësi historikë nuk duhet të dëmtohet edhe nëse aty duhet të ndërtohet një rrugë. Projektet për ndërtimin e rrugëve duhet të shmangin patjetër dëmtimin ose prishjen e këtyre objekteve”, ka pohuar ai.

Kryeministri Berisha pohoi dje se punimet për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit, përveç prerjes së pemëve të Parkut të Liqenit, parashikojnë edhe shembjen e murit rrethues të Pallatit të Brigadave.

Shkreli tha sot se “Kryeministri Berisha, me ftesën që i bën shoqërisë civile për të vëzhguar procesin e prishjes së murit të Pallatit të Brigadave dhe rindërtimin e tij diku tjetër, ka si qëllim ta kthejë atë në bashkëpunëtorë në krimin kundër objekteve me vlerë historike”.

(eb/shqiptarja.com)