Arkitektura, fituesit pas vitit të
parë, Dekani: Konkursi s’mjafton

TIRANE- Konkurset e pranimit nuk mjaftojnë për të seleksionuar me të vërtetë të rinjtë që meritojnë të nisin studimet e larta për arkitekturë. Pikërisht për këtë arsye, dekani i këtij fakulteti, sugjeron që fituesit të zgjidhen pas vitit të parë të shkollës së lartë.

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, vitin e ardhshëm akademik, do të propozojë kritere më të rrepta për të zgjedhur të rinjtë që duan të bëhen arkitektë, dega kjo më e kërkuar nga të gjithë studentët. Dekani i këtij fakulteti, Andrea Maliqari, shpjegon se duke pasur parasysh rritjen e numrit të kuotave të pranimit, lind nevoja që të përzgjidhen studentët më të mirë. Për këtë ai nuk përjashton edhe mundësinë e heqjes së konkurseve në sallat e mëdha, dhe përzgjedhja nëpërmjet një kriteri më të rreptë, por më të sigurt. “Rritja e numrit të studentëve detyrimisht kërkon një mënyrë seleksionimi dhe përzgjedhje që në vitin e parë. Për më tepër, përzgjedhja me tre seanca konkursi është një zgjidhje po nuk është zgjidhja më e mirë. Përzgjedhja definitive e studentëve që do të vazhdojnë më tej arkitekturën t’i takojë fundit të vitit të parë. Pra, të jetë një vit selektiv viti i parë”, - ka shpjeguar Andrea Maliqari, dekan i fakultetit të inxhinieri ndërtimit.

KONKURSET E PRANIMIT

Kandidatët që duan të nisin studimet e larta për arkitekturë dhe urbanist u janë nënshtruar dje fazës së parë të konkurseve të pranimit, konkurs i cili kalon nëpërmjet tri fazave. Por për dekanin e këtij fakulteti, shqetësues është edhe fakti që të gjithë studentët drejtohen për në degën e Arkitekturës. Këtë vit për shembull nga 290 konkurentë, vetëm 5 e kanë zgjedhur degën e urbanistikës, kur në të vërtetë kuotat e miratuara për të janë plot 100 vende. Këtë orientim drejt njërit prej profileve që ofron ky fakultet, dekani Maliqari, e lidh edhe me vendet e pakta që ofron tregu i punës për të sapo diplomuarit. “Problematikat që po përballet sot vendi jonë janë problematika që lidhen më shumë me urbanistikën se sa me arkitekturën, por ajo që unë vërej në këtë zgjedhje lidhet më shumë me tregun e punës. Mbase në një të ardhme të afër do të jetë urbanistika ajo që do të jetë prioritare”, - ka shpjeguar Maliqari. Edhe për dy ditët në vijim të rinjtë e inxhinierisë së Ndërtimit, do të vazhdojnë testimet, ku sprova më e rëndësishme do të jetë vizatimi i një objekti, ndërtese kjo apo diçka tjetër në natyrë.
PAGESA
Të rinjtë që i janë nënshtruar konkursit për t’u bërë fitues në degën e Arkitekturës do të paguajnë një tarifë prej 8 mijë lekësh për materialet që përdorin. Tek kjo tarifë janë llogaritur lapsat që iu duhen gjatë tre ditëve të konkursit, penelet, letrat, dhe gjithçka tjetër që kandidatët do të përdorin në ditët e konkursit dhe që sigurohen nga vetë fakulteti, në mënyrë që ata të jenë uniforme për të gjithë kandidatët dhe të mos ketë mundësi për manipulime. Konkursi i Arkitekturës zhvillohet në tri ditë të ndryshme.

Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion