“Dokumentacioni që do të dixhitalizohet me mjete e vendosura në dispozicion nga Kryqi i Kuq Shqiptar është i rëndësishëm për tu ruajtur në bazë të të gjitha normave ndërkombëtare të arkivistikës. Projekti vjen në kuadër të projekteve të ngjashme që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka kryer me institucione të tjera në vend në mënyrë që të arrijmë dixhitalizimin masiv të fondeve arkivore të institucioneve që kanë mundësi ta kryejnë këtë duke lënë një kopje dixhitale në Drejtorinë e Arkivave dhe një kopje dixhitale ta kenë ata si fondkrijues që është një prej dy objektivave tona në kuadër të dixhitalizimit, krahas dixhitalizimit on-demand që do të nisi vitin e ardhshëm, pra dixhitalizimi masiv i dokumentacionit në kuadër të projekteve në të cilat në pamundësitë tona buxhetore janë në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet e tjera që përbën një hap të rëndësishëm në mënyrën se si konceptohet ky proces kaq i rëndësishëm për ruajtjen e dokumentacionit arkivor” -tha Bido .
“Jemi të lumtur për këtë bashkëpunim dhe mbi të gjitha për këtë mundësi që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave na ofroi. Për Kryqin e Kuq Shqiptar historia është një aspekt i rëndësishëm për shoqatën dhe shoqërinë Shqiptare sepse është shoqata më e vjetër në vend që është krijuar në vitin 1921 dhe kjo lloj mundësie që Drejtoria e Përgjithshme na ofron na ndihmon dhe nga pikëpamja historike dhe nga pikëpamja e kërkesave që kemi ne në lidhje me shumë kërkime” –u shpreh z. Katuçi.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com











