Kryeministrit Albin Kurti, i është vendosur sot një arkivol para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës i cili simbolizon, sipas organizatorëve të aktit, “varrosjen e premtimeve” të tij.
Kjo formë e protestës ndodhi pak minuta para se të fillonte seanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur nga AAK-ja ku po diskutohet për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.
Policia ndërhyri duke hequr arkivolin dhe arrestoi disa aktivistë të partisë së ish kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kryetari i AAK’së, Haradinaj, thotë se janë arrestuar tre aktivistët e partisë së tij për shkak të një “aksioni simbolik” dhe se Kryeministri Albin Kurti po dëshmon shkelje flagrante të parimeve të tij të dikurshme.
“Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi”, ka shkruar Haradinaj.

Komente








Mos ndjell te keqen,pasi e ke mbarua arkivol dikush duhet te shtrihet ne te,Ata qe kane kaluar plumbat serb,siguriasht jo se jo. Kujdes, po shtrihet dikush nga "qarku" Juaj.
Përgjigju